Mënyra si të vendosni fëmijët në gjumë, kurseni kohë dhe nerva
Të bëhesh prind është një bekim, por edhe sfidë. Kjo pasi që një gjë e tillë është një aventurë komplet e re e cila nuk vjen me udhëzime se si duhet të kryhet.
Një nga vështirësitë më të mëdha që përballen shumë nga prindërit është që të bëjnë fëmijën e tyre të fle.
Përdorni një batanije, duke e lidhur përreth bebes tuaj.
Kjo metodë mbron fëmijët nga frikërat, që shkaktohen gjashtë mujorin e parë pas lindjes, ku ata kanë ndjesinë e rënies së lirë.
Mësojeni se kur është dita e kur nata.
Kjo arrihet duke përdorur shumë dritë gjatë ditës, kohën kur qendron zgjuar dhe natën të jetë errësirë që të kuptojë se duhet të fle.
Para gjumit pastrojeni fëmijën.
Ashtu si për të rritur edhe fëmija qetësohet kur bënë një dush para gjumit. Kjo e sinjalizon se erdhi fundi i një dite të bukur.
Rregulloni temperaturën e dhomës.
Temperatura optimale e dhomës në kohën e gjumit varion 20-25 gradë. Mbajtja konstante e saj bënë që fëmija të bie më gjumë më shpejt.
Përdorni muzikë, të ashtuquajturën “zhurm e bardh”.
Kjo nënkupton që me anë të tingujve mund të mësoni fëmijën tuaj se kur është koha e gjumit.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...