Njeriu për të cilin po flet tani e gjithë bota është Vladimir Putin.
Për të njohur më mirë personalitetin e tij, duhet të shikoni edhe mënyrën se si ai i propozoi martesë ish-gruas së tij, Ludmila, transmeton portal arbresh.info
Ludmila dhe Vladimir Putin kanë qenë të martuar për 30 vjet, nga viti 1983 deri në vitin 2013, dhe Ludmila një herë tha se ish-burri i saj i propozoi asaj në një mënyrë kaq të çuditshme sa ajo mendoi se ai në të vërtetë po e braktiste.
“Një natë ishim ulur në shtëpi dhe ai tha: “Tani e keni kuptuar se çfarë lloj personi jam. Në përgjithësi, unë nuk jam shumë i lehtë. Në këto tre vjet sigurisht që keni marrë një vendim”, tha Ludmila në një interstë kur po fliste për biografinë e Putinit.
“Ai ishte autokritik, duke shpjeguar se ishte një djalë i qetë, se ishte i mprehtë në disa gjëra dhe se dinte të fyente njerëzit. Ai mendonte se nuk ishte një partner i mirë i jetës. Dukej sikur po i listonte arsyet që ai donte të më largonte. Unë i thashë se kisha marrë një vendim dhe ai më pyeti nëse isha i sigurt për këtë.
Unë tunda me kokë dhe u binda se ishte fundi ynë, por më pas ai tha: “Nëse po, atëherë dua që të dish se të dua dhe shpresoj të martohesh me mua”, tha ajo.
Ludmila pranoi menjëherë propozimin e tij.
“Ishte një befasi e madhe për mua”.
Edhe njoftimi i divorcit në vitin 2013 ishte po aq i çuditshëm dhe shumë ende mendojnë se sjellja dhe gjuha e trupit të Ludmilës tregonte të kundërtën e asaj që thuhej.
https://youtu.be/I5sY98UdyqQ
“Ne po divorcohemi sepse mezi shohim njëri-tjetrin. Fëmijët tanë janë rritur dhe po bëjnë jetën e tyre. Të gjithë po bëjnë jetën e tyre. Unë i jam mirënjohës Vladimir Vladimirovic për mbështetjen e tij, ne do të jemi gjithmonë miq,” tha ajo atëkohë.
Putin dyshohet se ishte aq i ftohtë ndaj ish-gruas së tij, saqë pasi ajo pati një aksident me makinë, ai i dërgoi asaj vetëm lule në spital.
Pas divorcit, Ludmila u tërhoq plotësisht nga publiku dhe sot dihet pak për të.
Ludmila dhe Putin kanë dy vajza, por dyshohet se ajo martua fshehurazi me biznesmenin 21-vjeçar Arthur Ocheretni në vitin 2015, por asnjëra palë nuk e ka konfirmuar apo mohuar këtë informacion./arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli