Psikologët së fundmi kanë hulumtuar mënyrën se si e mbajmë celularin, në mënyrë që të zbulojnë më shumë mistere rreth karakterit të njeriut.
Hulumtimi ka treguar shumë për personalitetin tonë, ndërsa thekson se secila mënyrë e mbajtjes së celularit korrespondon me një karakter të caktuar, transmeton portal arbresh.info
A: E mbani celularin me nëj dorë dhe shkruani mesazhe me gishtin e madh
Mbajtja e telefonit me një dorë flet shumë për shkathtësinë tuaj. Ju jeni të organizuar dhe të disiplinuar, gjithmonë e dini se çfarë është e mirë për ju dhe çfarë është e keqe. Ju preferoni të flisni para se të dëgjoni, por nuk e bëni këtë me qëllim ofendues. Ju mund të dalloni dashurinë e sinqertë nga shtirja. Do të bëni gjithçka për personin tuaj të dashur.
9 këshilla psikologjike për t’u bërë më tërheqëse
B: E mbani celularin me dy duar dhe shkruani mesazh me gishtin e madh
Kjo tregon se doni mbrojtje, po kërkoni kujdes dhe vëmendje. Nuk ju pëlqen të tregoni ndjenja dhe për shkak të kësaj dhe partneri juaj mund të ndiejë mungesë dashurie për shkak të vëmendjes që doni ta merrni për vete, transmeton portal arbresh.info
C: E mbani celularin me dy duar dhe përdorni dy gishtat e mëdhenjë për të shkruar mesazh
Ju nuk jeni shumë të përzemërt, shpesh shqetësoheni dhe trembeni. Juve ju duhet një partner që ju kupton 100 përqind. Kur një person i besueshëm është me ju, ju jeni plot vetëbesim. Ju e doni të zgjedhurin tuaj me gjithë zemër dhe harroni lehtë problemet e së kaluarës.
D: E mbani celularin me njëren dorë dhe shkruani mesazh me gishtin tregues
Keni një sjellje të qetë dhe të ekuilibruar. Jeni të gatshëm të sakrifikoni gjithçka për të mirën e të tjerëve. Juve nuk ju pëlqejnë turmat. Ju preferoni vende të qeta dhe të njohura. Ju jeni i tillë edhe në dashuri, qetësia është parajsa për ju. Nuk i duroni lotët, sidomos të njerëzve të afërt. Gabimet e të dashurve tuaj i falni me shpejtësi rekord./arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen