Lëkura e fytyrës është pjesa më delikate e trupit, pasi është e ekspozuar 24 orë ndaj agjentëve të jashtëm. Ndonëse kujdesi për të është më i madh se pjesa tjetër e trupit sërish do të vuani nga probleme të ndryshme të lëkurës. Një problem që prek jo pak femra është ai i kapilarëve të zgjeruar. Nëse lëkura juaj është e hollë dhe sensitive, kapilarët do të zgjerohen pa më të voglin dyshim.
Venat janë shumë pranë shtresës së parë të lëkurës dhe nuk janë të ngritura si variçet. Kapilarët vijnë në dy ngjyra: të kuqe ose blu. Ato të kuqe janë kapilarë arterial, ku gjaku i oksigjenuar vjen nga zemra në lëkurë, ndërsa ato që janë blu janë kapilarët venoz.
Kapilarët e kuq janë më të lehtë për t’u trajtuar dhe parandaluar
Zakonisht shfaqet rreth hundës dhe mollëzave dhe kanë formën e fijeve të holla të kuqe.
Çfarë i shkakton ato?
Kur muret e kapilarëve janë shumë elastikë ato priren të zgjerohen ! Kjo gjë ndihmohet nga dushet e nxehta, ushqimi pikant, microdermabrasion, alkooli apo thjesht është gjenetike.
Si të parandaloni shfaqjen e tyre ose si t’i trajtoni
1. Produktet kozmetike që përdorni si toniku apo maskat duhet të jenë të ftohta. Zgjidhni një larës “mild” organik pa shumë kimikate, të cilat mund të irritojnë lëkurën.
2. Përdorni produkte që kanë në përbërjen e tyre përbërës antiinflamatorë dhe qetësues si kamomili.
3. Përdorni eksfoliantë të butë . Për shembull në vend të sheqerit apo kripës përdorni sodën e bukës që është si pluhur.
4. Lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë apo të vakët. Uji i nxehtë do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të zgjerojë kapilarët.
5. Merrni Vitamina C me bioflavonoids.
6. Kremi kundër diellit nuk duhet përdorur vetëm në verë, sidomos nëse keni një lëkurë të ndjeshme që skuqet shumë shpejtë. Përdorni një krem mbrojtës me faktorë 30 për të shmangur krijimin e kapilarëve.
7. Nëse lëkura ju skuqet menjëherë pasi konsumoni alkool, ushqime pikante apo kafeinë, mundohuni t’i shmangni këto produkte.
8. E vetmja mënyrë për t’i zhdukur kapilarët e zgjeruar është trajtimi me lazer.
Për fat te keq nuk ka asnjë mënyrë natyrale për të trajtuar këto vena, por disa metoda mjekësore mund t’i zhdukin një herë e përgjithmonë këto vena nga lëkura juaj.
Skleroterapia, trajtimi me laser ,mbyllja me radiofrekuencave që fut një kateter në venë që e bën atë të zhduket dhe ndërhyrje kirurgjikale.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...