A keni vështirësi për të kuptuar kohëve të fundit me partnerin tuaj? Atëherë kjo sfidë është e duhura për ju. Secila nga këto kërkesa janë më se të lehta për tu plotësuar nga të dytë. Prandaj provojeni dhe do të ndizni përsëri zjarrin e shuar.
Dita 1: Shikojeni njëri tjetrin në sy për së paku 3 minuta pa pushuar. Një studim ka treguar se partnerët që shikojnë njëri tjetrin në sy, rrahjet e zemrës së tyre do të sinkronizohen. Sa është e vërtetë ju mbetët ju ta provoni!
Dita 2: Dilni për një shëtitje në një rrugë të pa eksploruar më parë. Jo vetëm që është mirë për shëndetin tuaj, por gjithashtu do të rregullojë disponimin tuaj.
Dita 3: DIlni në piknik për drekë . Nëse është koha e keqe, shtrojeni piknikun brenda në shtëpi. Përgatiteni ushqimin së bashku, kjo do të forcojë lidhjen tuaj.
Dita 4: Lërini një letër speciale në kuletën apo çantën e tij. Shprehni ca falemiderime pasi kjo do të ngritë lumturinë tek partneri juaj.
Dita 5: Zgjidhni një aktivitet të përbashkët që mund ta bëni në shtëpi. Si p.sh, organizoni raftin e librave, hidhni një sy albumeve fotografike etj.
Dita 6: Rikrijojeni një takim që keni pasur më parë me partnerin tuaj dhe jeni argëtuar shumë. Dilni jashtë dhe përmirësoni komunikimin tuaj!
Dita 7: Surprizojeni njëri tjetrin me një dhuratë të thjeshtë. Një tufë lulesh apo një shishe vere./Unik Portal/Unik
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...