E beson apo jo, kjo është mënyra më e mirë për t’i larë xhinset, kështu që nëse do që të ruash cilësinë dhe ngjyrën e tyre sa më gjatë, atëherë kushtoju disa minuta këtyre këshillave.
Të gjithë e dimë që mënyra më e thjeshtë është hedhja në rrobalarëse, procesi i larjes dhe i tharjes dhe ja, gati. Por kjo mënyrë nuk është idealja, sepse uji i ngrohtë, shpeshherë është i dëmshëm, pasi shkakton tkurrje dhe zbehje të ngjyrës. Edhe procesi elektronik i tharjes ka pothuaj të njëjtin rezultat.
Pra, në vend që të zgjedhësh mënyrën më të lehtë, ndiq këto këshilla për t’i pasur xhinset gjithmonë të reja, aq më tepër kur koha dhe vitet e rikthejnë sërish modën.
▪ Laji herë pas here, por jo pas çdo here që i vesh. Nëse nuk ka papastërti, atëherë ndoshta nuk janë vërtet të pista sa t’i lash pas çdo veshjeje.
▪ Shmang përdorimin e rrobalarëses sa më shumë të jetë e mundur. Nëse duhet ta përdorësh patjetër, atëherë mos harro t’i kthesh xhinset mbrapsht dhe t’i lash me temperaturën më të ulët të mundshme.
▪ Asnjëherë mos i vendos në tharëse. Lëri më mirë të thahen jashtë, por jo në dritën e diellit, sepse me kalimin e kohës, dielli u zbeh ngjyrën.
▪ Elimino sapunin! Me kalimin e kohës, përdorimi i sapunit i zbeh ngjyrën. Sa herë të nevojitet një pastrim i mirë, këshillohet uthulla – është një pastrim natyral, i cili ndihmon për ruajtjen e ngjyrës. Në një enë me ujë të ftohtë, në të cilën ke hedhur më parë një filxhan me uthull për afro një orë. Mos u shqetëso për erën e uthullës, sepse ajo do të largohet menjëherë pas larjes. Nëse do t’i lash në rrobalarëse, shtoje filxhanin e uthullës gjatë procesit të shpëlarjes.
▪ Mos përdor pastrimin kimik. Sa herë është rasti i ndonjë njolle në xhinse, mënyra më e mirë për të ruajtur ngjyrën dhe për të mos i dëmtuar është të përdorësh një pastrues njollash, lëri për disa minuta dhe pastaj fshije me një leckë të lagur të gjithë vendin e njollës., shkruan revista class. Mos i laj xhinset vetëm për një njollë vaji që mund të hiqet me shumë lehtësi.
▪ Provo larjen me avull. Lëri xhinset në banjë gjatë kohës që je duke bërë dush dhe avulli do t’u largojë atyre papastërtitë dhe do t’i bëjë të duken të pastra, të freskëta dhe me aromë.
▪ Laji me dorë. Nëse je kundër larjes së xhinseve me uthull, atëherë mund t’i lash në mënyrë shumë të thjeshtë, me ujë të ngrohtë dhe detergjente të butë. Lëri në vaskë për rreth 20 minuta dhe shpëlaji. Hiqu ujin e tepërt dhe lëri të thahen jashtë.
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja