Majat e djegura dhe të këputura më dysh janë një problem i pashmangshëm. Eleminimi i tyre nuk është vetëm çështje estetike por është thelbësore për shëndetin e flokëve.
Krijimi i majave të djegura vjen si pasojë e humbjes së keratinës, në zonat më pak të mbrojtura të flokëve. Lyerja dhe krehja e shpeshtë, përdorimi i mjeteve të nxehta përshpejtojnë gjithashtu këputjen e flokëve, djegien dhe këputjen e majave.
Nëse ju mendoni për një kurë çudibërëse që t’i eleminoni të djegurat përfundimisht, ju themi që nuk do e gjeni atë, por ndjekja e një rutine kujdesi, po, që do të bëjë mrekulli për flokët tuaj.
Krihini para se t’i lani dhe jo gjatë kohës në dush.
Shmangni sa më shumë përdorimin e furçave, tharëses dhe mjeteve të nxehta. Përpiquni t’i thani flokët në mënyrë natyrale dhe t’i kapni gërshet para se të shtriheni. Në këtë mënyrë do të shmangni elektrizimin e tyre dhe dëmtimin e flokëve nga fërkimi në jastëk.
Shmangni sa më shumë bojrat me përbërës dekolorantë.
Është thelbësore të përdorni produkte, maska, mbrojtëse dhe rigjeneruese së paku një herë në javë.
Nëse keni flokë të hollë me tendencën për të rënë, përdorni shampo pa sulfate.
Prijini rregullisht, të paktën majat një herë në 5 muaj.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League