Fillimi i vjeshtës shoqërohet gjithmonë me një problem shumë të bezdisshëm për shumë vajza, rënia e flokëve. Megjithatë gjëra nuk mbarojmë me kaq, krahas këputjes dhe dobësimit të flokut, një problem tjetër shqetësues është zbokthi. Po përse dhe si formohet ai? Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm, një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Nëse jeni lodhur nga shampot antizbokth, provoni dy metodat e mëposhtme:
1.Locion me borzilok: Borziloku ka në përmbajtjen e tij shumë antioksidantë, si dhe përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale; vitaminë K dhe hekur. Prej shumë vitesh, ai është kthyer në një prej përbërësve të preferuar në industrinë e kozmetikës. Në qoftë se keni probleme të vazhdueshme me zbokthin, Living ju rekomandon që të zieni 200 gr borzilok me 2 litra ujë. Më pas filtrojeni dhe njomni gjithë flokët. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas lani kokën si zakonisht.
2.Locion me majdanoz: Majdanozi është një ndër erëzat më të shëndetshme që mund të ekzistojë, sidomos për problemet e traktit urinar, tretjes dhe forcon sistemin imunitar. Por jo më pak i rëndësishëm është veprimi i kësaj erëze, në trajtimin e zbokthit. Majdanozi përmban vitamina A,B,C dhe D, kalcium, hekur dhe kalium. Veproni si më sipër, do me thënë zieni 200 gr majdanoz në 2 litra ujë dhe filtrojeni. Më pas me lëngun e përftuar lagni flokët në gjithë gjatësinë e tyre, masazhojini dhe lëreni të veprojë për disa orë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...