Mënyra e duhur si duhen hekurosur veshjet sipas materialit, ja gabimet që bëjmë

10:37 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Jo të gjitha materialet hekurosen njësoj, por këtë e mëson vetëm pasi ke prishur një, dy ,tre ose më shumë rroba (fatkeqësisht). Ndonëse etikat e veshjeve mbartin disa informacione kyç për larjes e hekurosjen e rrobave, ndodh rrallë që ne t’i ndjekim këto udhëzime. Për të mos dëmtuar më veshje, të paktën ndiqni këshillat e Living.

Pambuku: Hekuri mund të gradohet në maksimum pasi ky material është shumë i mirë. Duket të keni kujdes vetëm nëse në sipërfaqen e bluzes keni të stampuara figura . Stampat nuk duhen hekurosur.

Lino: Veshjet lino duhen kthyer gjithnjë mbrapsht e më pas të hekurosen. Pëlhura nuk duhet të jetë shumë e thatë dhe herë pas here duhet ta spruconi veshjen me ujin e hekurit apo avull.

Leshi: Ky material kërkon nxehtësi të ulet. Për të mbrojtur materailin mund të vendosni gjithashtu një copë pambuku mbi rrobë në mënyrë që të mos dëmtoni qimet e veshjes.

Mëndafshi: Nxhetësia duhet të jetë minimale dhe asnjëherë nuk duhet ta vendosni hekurin direkt në mëndafsh.

Poliester: Hekurosini këto veshje me nxehtësi mesatarisht të ulët, spërkateni sipas nevojës, por shmangni avullimin.

Nailoni: Njësoj si poliestra dhe nailoni duhet hekurosur me gradim të ulet dhe të shmanget avulli.

Akrilik: Sigurohuni që veshjet akrilik të jenë të kthyera mbrapsht para se t’i hekurosni dhe kurrë mos krijoni avull për t’i hekurosur më mirë, pasi thjesht mund të dëmtoni materialin.

Dantella: Duhet të jetë tërësisht e thatë e të mbrohet me një copë tjetër përpara se të hekuroset.

Kadife zero : Asnjëherë mos e hekurosni, ky material duhet vetem të trajtohet me avull.

Lesh kashmiri: E njëja gjë si me materialin velvet (kadife zero)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme