Në Britani të Madhe janë 7.2 milionë të rritur që pinë duhan.
60 përqind e atyre thonë se duan të heqin dorë nga ky ves, por nuk ia dalin, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre, ata nuk marrin mbështetjen e duhur për të hequr dorë nga pirja e duhanit.
Me këtë qëllim ka filluar një fushatë e re, që po ndihmon njerëzit të heqin dorë nga duhani.
Fushata u ofron miqve dhe familjes metoda për të siguruar mbështetje praktike për të marrë pjesë.
Është dokumentuar se mbështetja e dhënë nga miqtë, ndihmon shumë ata që duan të lënë duhanin, të cilët madje shumë shpejt mund të kenë një të ardhme pa tym.
Fushata Hold My Light është program alternative që synon që njerëzit të heqin dorë nga duhani me ndihmën e miqve, familjes apo edhe kolegëve të punës, të cilët kombinojnë mbështetjen me inkujrajimin bashkë me argëtimin.
Sipas disa të rinjë në Britani të Madhe, kjo metodë ka treguar shumë përparim./arbresh.info/
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë