Manaferrat dhe boronicat janë dy nga frutat e pyllit më të pasura në vlera, vitamina, antioksidantë dhe minerale.
Antioksidantët janë të domosdoshëm për organizmin sepse luftojnë radikalet e lira të cilat jo vetëm që përshpejtojnë plakjen por edhe dëmtojnë sistemin imunitar.
Frutat me ngjyrë të errët siç janë manaferrat dhe boronicat janë bujare në ofrimin e antioksidantëve.
Ato mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme, t’i konsumoni me kos, drithëra dhe ëmbëlsira.
Këto fruta pylli janë shumë delikate dhe jetëshkurtër.
Rrjedhimisht, ngrirja është mënyra më e mirë për të përfituar prej tyre për një kohë më të gjatë.
Si t’i ngrini boronicat dhe manaferrat
Hapi 1
Vendosini frutat në një kullesë në lavaman. Shpëlajini me ujë të ftohtë dhe lërini për pak minuta që uji i akumuluar të kullojë.
Hapi 2
Shpërndajini kokrrat në një shtresë të vetme mbi një letër pjekje dhe lërini të qëndrojnë për disa orë. Kontrollojini herë pas here deri sa të jenë tharë, përpara se t’i transferoni në ngrirje.
Hapi 3
Vendoseni letrën e pjekjës në një sipërfaqe të sheshtë në ngrirje dhe lërini frutat të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Sigurohuni që kanë ngrirë mjaftueshëm
Hapi 4
Të nesërmen, hiqni kokrrat nga letra e pjekjes dhe hidhini në një qese ose enë të përshtatshme për ngrirje. Mbyllini dhe izolojini mirë dhe lërini të qëndrojnë aty për konsum të mëvonshëm.
Këshilla
• Larja e frutave përpara ngrirjes nuk është e domosdoshme, por sigurohuni që kur t’i shkrini për përdorim, t’i lani mirë.
• Gjatë mbushjes së qeses ose kavanozit me fruta të ngrira, sigurohuni që keni lënë hapësirë të mjaftueshme nga 5-10 centimetra nga gryka e kavanozit ose qeses.
• Pasi të kenë ngrirë, jetëgjatësia e frutave është nga 10 deri në 12 muaj.
• Për shkrirjen, mund t’i hiqni nga ngrirja dhe t’i vendosni në frigorifer ose t’i shpëlani me ujë të bollshëm të ftohtë.
Ju nevojiten
• Kullesë
• Tepsi ose letër gatimi
• Qese ose enë për ngrirje/AgroWeb.org
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...