Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow (49) do të punësojë një “mentor” i cili do ta udhëheqë dhe ndihmojë gjatë menopauzës.
Së fundmi ajo u ka thënë ndjekësve të saj në Instagram se ka një “situatë konflikti rreth disa gjërave hormonale”, transmeton portal arbresh.info
“Po mundohem ta sjell trupin në formën më të mirë të mundshme”, tha ajo.
Gwyneth është nënë e dy fëmijëve dhe më parë ka folur për luftën e saj me ndryshimet hormonale, ndërkohë që po kalon paramenopauzën, e cila zakonisht fillon nga mosha 45 deri në 55 vjeç.
Aktorja tha se ka ndjekur këshillën e mjekut të saj, por edhe të një eksperti mjekësor që e ka ndihmuar “me disa suplemente dietike, të cilat përfshijnë bimë, adaptogjenë dhe fitonutrientë”, transmeton Daily Mail.
“Dieta dhe stërvitja janë shumë të rëndësishme. Përpiqem të eci disa herë në javë, të djersitem, të ushtrohem, të shkoj në sauna dhe këto janë vetëm mënyrat e mia për t’u përballur me këtë fazë”, tha ajo.
Shtatorin e kaluar, Gwyneth foli për mënyrën se si e përballon premenopauzën në të dyzetat e fundit, duke thënë se për shkak të ndryshimeve hormonale, ajo po lufton me një ortek emocionesh dhe rrahje të zemrës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...