Mëngjesi i engjëjve, receta për të pasur trupin e modeleve të Victoria’s Secret

12:05 | 15 Nëntor 2018
Arbresh.info

Modelet e Victoria’s Secret nuk ndalen kurrë së fituari vëmendje, sidomos në këtë periudhë të vitit kur është show i tyre më i rëndësishëm.

Me trupat e mrekullueshëm sikur të jenë skalitur nga artistë, fytyrat mahnitëse dhe engjëllore dhe me ecjen në pistë që mund të vrasë këdo, modelet e VS vit pas viti na bëjnë t’i kemi gjithmonë zili. Por si çdo spektakël fenomenal, publiku sheh vetëm rezultatin përfundimtar. Askush nuk e di se çfarë ndodh prapa skenave….

Këto trupa kaq të hollë, të pabesueshëm, por të vërtetë, që shihni nga ekrani apo nga fotografitë janë përgatitur shumë para se të ecin në pistë. Ajo që shihni gjatë spektaklit ka filluar shumë muaj më parë me vaktin më të rëndësishëm: mëngjesin.

Çfarë hanë në mëngjes engjëjt e Victoria’s Secret?

Modelet e Victoria-s e nisin ditën gjithmonë me një përzierje proteinash dhe antioksidantësh.

Shumë prej tyre, duke përfshirë edhe Gisele Bundchen, në mëngjes pijnë green juices, lëngje frutash dhe perimesh jeshile, me vlera të larta ushqyese.

Po kështu, edhe lëngjet me boronicë apo kale (lloj lakre) janë një variant i mirë për mëngjes modelesh.

Bukuroshja daneze Nina Agdal i shton mëngjesit edhe të bardhë veze dhe drithëra – një kombinim që e mban të ngopur gjatë ditës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme