Gjatë ditës është e vështirë të gjejmë kohën e duhur për palestër. Në mes të karrierës, jetës sociale dhe maratonës së filmave, është shumë e vështirë të gjejmë kohën e duhur për të bërë ushtrime fizike.
Nëse ushtrimet fizike i kryeni në mëngjes, atëherë ju do ta filloni ditën tuaj të mbushur me endorfinë dhe do të arrini të përfitoni një ndjenjë të mirë që do t’ju mbajë gjatë tërë ditë, transmeton arbresh.info.
Ushtrimet në mëngjes janë një shtytje e madhe për zbutjen e egos suaj. Për më tepër, darka mund të jetë edhe më relaksuese nëse shoqëroheni me miqtë dhe nëse gjeni kohë për të gatuar një darkë të lehtë.
Studimet e fundit sugjerojnë që ushtrimet fizike të kryhen në mëngjes. Një studim i publikuar në ‘Medicine and Science in Sports and Exercise’ ka vlerësuar se gratë që ushtrojnë pa ngrënë mëngjes janë më të shëndetshme, transmeton arbresh.info.
Ushtrimet në mëngjës, gjithashtu rrisin aktivitetin fizik gjatë gjithë ditës, prandaj njerëzit që ushtrojnë në mëngjes janë më aktivë sesa ata që ushtrojnë në mbrëmje.
Përfitimet shëndetësore të ushtrimeve fizike në mëngjes janë rritja e metabolizmit dhe djegia e kalorive.
Arsyet pse duhet ushtruar në mëngjes, janë se palestra në mbrëmje mund të bëjë kompromis me gjumin tuaj. Ushtrimet rrisin normën e zemrës dhe temperaturën e trupit. Kjo do të thotë që ushtrimet në mbrëmje pengojnë aftësinë tonë për të fjetur mirë.
Sipas studimeve njerëzit që ushtrojnë në mëngjes bëjnë gjumë më të rehatshëm sesa ata që ushtrojnë pasdite.
Një argument tjetër është se gjatë ushtrimeve në mëngjes mund të digjni deri në 20% të yndyrave në trup dhe një gjë e tillë arrihet nga ushtrimet në mëngjes me stomakun bosh./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...