Sado që përpiqeni që të shmangni mushkonjat dhe aq sa përdorni preparatë të ndryshme, disa njerëz janë thjesht karrem i sulmeve të tyre.
Disa faktorë ndikojnë nëse mushkonjat ju sulmojnë apo ju anashkalojnë, transmeton portal arbresh.info
Aroma e lëkurës
Era e lëkurës ndaj së cilës reagojnë mushkonjat varet nga lloji i tyre. Mushkonjat e verdha dhe tigër reagojnë ndaj acidit laktik dhe speciet Anopheles tërheqin acidet yndyrore. Përzierja e kimikateve dhe aromave varet vërtet nga ju. Grimi, kozmetika, ushqimi, pH e lëkurës… Të gjitha këto gjëra përbëjnë një përzierje kimikatesh, kështu që aroma juaj në fakt varet nga ju dhe nga ajo që përdorni dhe hani.
Frymarrja
Është e rëndësishme të theksohet se mushkonjat i ndjekin njerëzit nga nuhatja. “Femrat mushkonja përfshijnë të gjitha shqisat e tyre kur vendosin nëse duan të kafshojnë dikë. Dioksidi i karbonit që njerëzit nxjerrin së bashku me kimikate të ndryshme krijon një erë që mushkonjat mund ta nuhasin edhe kur janë 30 metra larg nga njerëzit”, thotë biologu Bart Knoëles.
Temperatura e trupit dhe avullimi i ujit
Trupat tanë lëshojnë nxehtësi dhe sasia e ujit që avullohet nga sipërfaqja e lëkurës varet nga temperatura e ambientit. Ndërsa një mushkonjë na afrohet, ajo mund të zbulojë avullimin e ujit. Kjo mund të luajë një rol vendimtar nëse jemi tërheqës për mushkonjat.
Një studim thekson se mushkonjat shkojnë në burimet e afërta të nxehtësisë që kanë temperaturat ideale për to. Çdo person lëshon më shumë se 300 kimikate të ndryshme nga lëkura, dhe deri në 100 prej tyre janë në frymëmarrje. Ekzistojnë teori të ndryshme se përse një person është më tërheqës për mushkonjat dhe shumë thonë se kjo është për shkak se ata kanë gjak “të ëmbël”.
Disa besojnë gjithashtu se marrja e vitaminave B dhe hudhrës i bën njerëzit më pak tërheqës për këto insekte./arbresh.info/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...