A e dini që ka një ditë të veçantë të vitit, që i kushtohet orgazmës?
Festohet më 21 dhjetor dhe i kushtohet asaj që francezët e quajnë “vdekja e vogël” (le petit mort).
Orgazma ka katër faza: eksitimi, pa të cilën nuk nis asgjë.
Atij i ngrihet, asaj i forcohet gjoksi, vagina nis të laget dhe klitori ‘nxjerr krye’.
Më pas vjen ajo që njihet si “Plateau”.
Kjo është faza përpara orgazmës. Pulsi rritet, frymëmarrja bëhet më e shpejtë.
Mirësevini në fazën e tretë: orgazma. Ndjesia e saj është e papërshkrueshme.
Më pas vjen faza e fundit, çlirimi apo relaksimi.
Më poshtë janë disa fakte për ndjenjën më të zjarrtë në botë.
-Orgazma zgjat nga 5 deri në 15 sekonda. Sperma arrin një shpejtëis prej 50 kilometra në orë. Thuajse dy të tretat e meshkujve vijnë gjithmonë. Vetëm 32 përqind e femrave vijnë gjithmonë. Sipas një studimi, 9 përqind e grave nuk kanë përjetuar asnjëherë një orgazmë.
-Disa arsye pse duhet të kaloni orgazëm: ajo forcon zemrën dhe rrit nivelin e serotoninës. Orgazma mund të shërojë migrenën. Po ashtu çdo orgazëm e disafishon dëshirën seksuale. Sa më shumë, aq më mirë.
-Shumë rrallë ndodh që të dy të vijnë njëkohësisht. Femrat ndizen më ngadalë.
-Sipas një studimi, meshkujt vijnë më shpesh në orgazëm nëse jetojnë së bashku me partneren. Në të kundërt, femrat vijnë më shpesh nëse janë të lidhura, por nuk jetojnë në një shtëpi me partnerin.
-Vetëm dhjetë përqind e femrave vijnë gjithmonë gjatë seksit. Disa prej tyre vijnë disa herë. Shpesh orgazma e dytë e tyre është më e mirë. Ndaj mos hiqni dorë.
-Klitorale apo vaginale? Nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ajo të vijë në orgazëm. Ekspertët thonë se çdo orgazmë kalon nga klitori. Thuajse të gjithë gratë thonë se u pëlqen kur u ngacmohet klitori.
-90 përqind e të gjitha grave thonë se kanë bërë sikur kaluan orgazëm. Arsyet: stresi, presioni ose thjesht sepse duan të mbarojë shpejt.
-Edhe meshkujt e bëjnë këtë. Dy të tretat e meshkujve e kanë falsifikuar një orgazmë. Arsyet janë thuajse të njëjta me të femrave.
-Pse kalojnë femrat në orgazëm? Kjo nuk dihet ende saktësisht. Femrat mbeten shtatzënë edhe pa të. Në Mesjetë mendohej se orgazma bën që fëmijët të lindin më të bukur. Ndoshta…
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...