“Të menduarit pozitiv tërheq energji pozitive”. Kjo filozofi po bëhet shumë e më shumë popullore kohët e fundit. Çfarë mendoni rreth vetes përcakton atë që ju bëni.
Mënyra se si e shohim veten në të ardhmen, manifestohet shpesh në realitet. Duke qenë të lumtur dhe të shëndetshëm, ju do të jeni më të prirë ta përjetoni lumturinë.
4 USHTRIME TË CILAT DO T’JU NDIHMOJNË PËR TË MENDUAR NË MËNYRË POZITIVE:SHPREHNI MIRËNJOHJE
Një ndër rrugët më të thjeshta për të qenë sa më pozitiv, është të shprehni sa më shumë mirënjohje ndaj të tjerëve. Mirënjohja ju vë në kontakt të drejtpërdrejtë me ndjesinë e dashurisë dhe ju bën njerëz më të mirë. Koha më e mirë për të bërë një gjë të tillë është sa zgjoheni në mëngjes. Mendoni për 10 gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës që i keni, dhe do ta shikoni që e gjithë dita do t’ju shkojë mbarë.
DHURONINë të shumtën e rasteve, mendimet negative lindin sepse ne vetë i tërheqim ato në jetën tonë. Një prej këshillave për t’i mbajtur ato sa më larg nesh është të dhuroni sa më shumë, si gjëra materiale, por mbi të gjitha shpirtërore. Edhe gjesti më i vogël apo më pak i rëndësishëm në dukje, mund të këtë ndikim shumë të madh në jetën e dikujt tjetër, madje aq shumë saqë edhe mund t’ia ndryshojë atë
KONTROLLONI FRYMËMARRJENThuhet se ata persona që mund ta kontrollojnë lehtësisht frymëmarrjen e tyre, kanë aftësinë për të menaxhuar më së miri edhe jetën e tyre. Nëse arrini të kontrolloni frymëmarrjen, ju mund të kontrolloni edhe emocionet negative, duke i zëvendësuar ato me emocione pozitive dhe të mbushura me energji të pastër.
MEDITONIMeditimi është një prej ushtrimeve më të rëndësishme dhe më efikase për të menduar pozitivisht. Praktika e ushtrimeve të ndryshme të meditimit është edhe rruga më e shpejtë për të arritur një gjë të tillë, pasi ju ndihmon të çliroheni nga mendimet dhe emocionet negative.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...