Google ADS

Mendimet rreth seksit që çdo grua i ka pas lindjes

16:21 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Shtatzënia është periudhë e bukur dhe e mahnitshme.

Por, çfarë ndodh pas periudhës së shtatzënisë?

A do të jetë seksi i njëjtë?

Nuk është ndonjë sekret se lindja e fëmijës e ndryshon trupin e gruas – ndikon në shëndetin fizik, mendor dhe në çdo gjë, transmeton Telegrafi.

Por, fakti se e ndryshon trupin nuk do të thotë se domosdoshmërish për keq.

Ndonëse seksi pas shtatzënisë mund të jetë pak më ndryshe, prapëseprapë është e mundur ta mbani pasionin gjallë.

Më poshtë i keni disa prej mendimeve më të zakonshme që gratë i kanë pas lindjes dhe mënyrat si t’i zgjidhni ato

Epshi seksual

Dëshira më e vogël për seks është gjë normale pas lindjes së fëmijës. Në anën tjetër, për partnerin tuaj është krejtësisht e kundërta. Megjithatë, në vend se të stresoheni, mundohuni të punoni për ta rregulluar këtë aspekt.

Vlen të ceket se brenda tre muajve, 80% e çifteve i rikthehen seksit.

“Nuk e di çfarë po bëj”

Edhe këtë mendim e kanë shumica e femrave – nuk kanë pasur seks për një kohë të gjatë, shumë të gjatë. Por, mos u turpëroni apo nervozoni nëse gjërat janë të çuditshme në fillim.

“Më duket jam zgjeruar aty poshtë…”

Po, me shumë gjasa po! Zgjerimi vagjinal nuk është gjë e pazakonshme pas lindjes së fëmijës. Pavarësisht kësaj, së shpejti do të ndiheni mirë dhe mos u brengosni.

“Seksi më asnjëherë nuk do të jetë i njëjtë…”

Në fillim gjërat do të jenë më ndryshe, duke pasur parasysh se sapo e keni lindur një fëmijë të mahnitshëm. Por vetëm se seksi nuk është i njëjtë, kjo nuk do të thotë se seksi nuk do të jetë i mirë.

Komunikimi i hapur mes juve dyve do ta ndryshojë çdo gjë.

Duhet të keni parasysh se gjithçka është rreth kohës dhe durimit! Koha kalon shpejt dhe ju do t’i riktheheni seksit sikur në kohërat e vjetra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme