Google ADS

Mendimet e frikshme që ka çdo dhëndër ditën e dasmës

23:16 | 30 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Ankthi që ndjejmë ditën e martesës është krejtësisht normal. Sa hap emocionues aq edhe i frikshëm duket. Dy njerëz po vendosin të duhen dhe të jenë bashkë për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre.

Një ceremoni e tillë, sigurisht shoqërohet me mendime nga më të frikshmet për dhëndrin, por gjithsesi, sapo sheh nusen drejt altarit, harron gjithçka.

Ndërkohë që nusja s’është shfaqur ende, lexoni pak ç’bëhet gjatë kësaj kohe në mendjen e dhëndrit.

  1. Po martohem!

Pavarësisht të gjithave, ai është i lumtur sepse po martohet me dashurinë e jetës së tij, shoqen e ngushtë dhe partneren që ka zgjedhur.

  1. Mos qaj!

Ka 50% shanse që ai të qajë gjatë ceremonisë së betimeve. Sigurisht do të bëjë gjithçka për të mbajtur lotët ose mendon se është më mirë të qajë përpara se të vijnë të tjerët, derisa lotët të mbarojnë.

  1. Duhet të urinoj!

Mos ndoshta duhet të shkoj në banjë para se të vijnë të tjerët?

  1. Pse i kam këmbët kaq të ftohta?

Ai nuk i ka këmbët e ftohta, thjesht mendon se i ka sepse është nervoz. Është krejtësisht normale, po martohet!

  1. Ok. Edhe një tjetër pije sa të qetësoj nervat.
  2. Po sikur ajo të mos vijë?

Po sikur ta kenë rrëmbyer? Po sikur të ndërrojë mendje momentin e fundit? Të gjitha këto skenare bëhen të gjithë në trurin e dhëndrit ndërkohë që pret nusen për tu kurorëzuar.

  1. Duhet të pi dhe urinoj sërish!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme