CNN Business raporton për planet e ish-gruas së themeluesit të Microsoft, e cila duket se ka ide të tjera në vend se të investojë në fondacionin që themeloi Bill Gates.
Sipas CNN Business, Melinda French Gates po rishikon qasjen e saj për të ndarë pasurinë që morri nga ish burri, transmeton portal arbresh.info
French Gates thuhet se vendosi të mos dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 11.4 miliardë dollarësh për Fondacionin Bill & Melinda Gates.
Media amerikane shkruan se ajo pritet të dhurojë paratë për bamirësi tjera.
Ajo thuhet se e mori vendimin në fund të vitit të kaluar kur publikoi letrën e saj të parë për Giving Pledge, një përpjekje që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të dhurojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre.
“Unë bashkëthemelova Giving Pledge në 2010 dhe u zotova të dhuroja pjesën më të madhe të parave të mia gjatë gjithë jetës sime. Sot, unë e ripohoj këtë përkushtim”, shkroi French Gates në letër.
“Gjatë dy dekadave të fundit, kam zbuluar se filantropia në rastin më të mirë luan një rol unik në nxitjen e përparimit duke marrë rreziqe investimi që të tjerët nuk mund ose nuk duan t’i eksplorojnë për të zgjidhur problemet e vjetra”, shtoi tutje ajo.
French Gates themeloi Pivotal Ventures në 2015 me fokus në çështjet e grave dhe familjes në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2019, ajo dhuroi 1 miliard dollarë për të promovuar barazinë gjinore./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...