Melanie Gaydos është një vajzë e guximshme e cila u përball me industrinë e modës dhe fitoi.
28-vjeçarja vuan nga një çrregullim gjentik të quajtur ‘ectodermal dysplasia’ që kur ka lindur. Kjo gjendje e rrallë gjenetike ndalon që dhëmbët, thonjtë, poret, kërcet dhe kockat të zhvillohen normalisht.
Melanie, e cila jeton në Seattle, nuk ka dhëmbë dhe as flokë por pavarësisht kësaj ajo vendosi që sëmundja nuk do ta kufizonte dhe u përfshi në industrinë e modës.
Modelja tregon se nuk është trajtuar gjithmonë me respekt. Pas 6 vitesh punë si modele ajo më në fund ka filluar që të merret seriozisht pavarësisht se bën të njëjtën punë si në fillim.
“Njerëzit më trajtojnë me shumë respekt tani, dhe ky është një lloj trishtimi duke pasur paraysh se ajo që po bëj tani nuk është e ndryshme nga ajo që un kam bërë gjatë gjashtë viteve të fundit,”-ka thënë Melanie për Femail.
Ajo refuzon që të mbajë paruke ose impante dentare por pranon se ajo tani nuk shihet më si një “kartë loje”.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën