Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.
Arsyeja e këtij veprimi është hapja e një biznesi të ri, transmeton portal arbresh.info
Ajo ka hyrë në tregun e artit të kriptove, ndërsa ka njoftuar se pos het tokenin e parë të pazëvendësueshëm të quajtur “Melania’s Vision”.
Kjo është vepra e parë artistike dixhitale që Melanie shet në platformën e saj. Bëhet fjalë për një vepër arti me bojëra uji nga artisti Mark Antoine Coulomb i cili ka pikturuar sytë e saj dhe përfshin një regjistrim audio të Melanie Trump, është bërë e ditur nga zyra e saj, shkruan The Guardian.
Vepra dixhitale e artit do të jetë e disponueshme për blerje deri në fund të vitit. Një pjesë e të ardhurave, siç është paralajmëruar, do të jetë për të ndihmuar fëmijët nga familjet kujdestare.
NFT “Vizioni i Melanie” nuk do të jetë gjëja e fundit që do të tentojë të shesë ish-zonja e parë e Amerikës, pasi siç ka paralajmëruar, në atë platformë do të publikohen rregullisht vepra arti./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/CXoNoZyrUJk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5385b84b-a3e2-4ca8-8cd2-6733037a3ea0
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin