Kombinimi i veshjes me të cilën Melania Trump kishte përcjellë fjalimin e bashkëshortit të saj para Kongresit amerikan ka shkaktuar debat.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të parë para Kongresit amerikan. Pas tij në atë moment ndodhej edhe bashkëshortja Melania Trump. Zonja e parë e SHBA-ve sërish është munduar që të duket pafundësisht bukur, por shumë amerikanëve nuk iu ka pëlqyer edicioni i saj i modës.
“Melania dukej se në çdo momente do të këndonte ndonjë këngë të Katy Perry”, ka shkruar njëra nga përdorueset e rrjeteve sociale.
Një tjetër përdorues kishte shkruar se mandati i Trump është një cirkus i vërtetë.
Pluhur është çuar edhe për shkak të dekoltesë së Zonjës së Parë, e cila në pjesën tjetër të botës është krejt normale, por për pjesën amerikane është shokuese dhe që mori kritika të shumta në rrjetin social Twitter./arbresh.info
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...