Meghan Markle tregon sekretin se si e ruan qetësinë pas fjalëve që qarkullojnë nëpër internet

09:10 | 12 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, e ka pranuar se nuk e ka aspak të lehtë për të përballuar fjalët dhe komentet që qarkullojnë nëpër internet.

Ajo ka theksuar se është e pamundur që të shmanges gjithë urretjen që kanë njerëzit, megjithatë ajo ka zbuluar mënyrën se si t’ju bëjë bisht komenteve negative, transmeton portal arbresh.info

“Në vitin 2019 më thanë që isha personi më i komentur për shkak të shtatzënisë. Më pas gjatë pushimit të lehonisë, ajo që prodhohej ishte e pashmangshme, prandaj këto gjëra nuk i bëjnë aspak mirë shëndetit mendor, dhe natyrisht që edhe gjendja emocionale nuk është e mirë kur ju bëjnë të ndjeheni keq”, tha ajo.

“Meditimi është pika kryesore për të shpërtuar mendjen. Kurrë nuk e kam menduar se do ta bëjë këtë, por kjo është një gjë e fuqishme”, shtoi ajo.

Dhe ish-aktorja më parë këmbënguli asgjë që ajo thotë se nuk është “e diskutueshme”.

Meghan Markle ka theksuar se nuk shikon pas mbi atë që thonë njerëzit, ndërsa ka shtuar se me tërë fuqinë janë duke u munduar që të përballojnë furtunën mediatike./bangshowbiz/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme