Meghan Markle “rrëmben” kurorën nga Mbretëresha dhe Kate për këtë arsye

23:16 | 23 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Meghan Markle ia ka dalur të mund anëtarët tjerë të familjes mbretërore, përfshirë Mbretëreshën dhe Dukeshën e Cambridge.

Sipas një studimi, ajo është shpallur si personi më inteligjent në familjen Mbretërore, transmeton portal arbresh.info

Dukesha e Sussex, 40, u zbulua se ishte renditur në krye të të gjithë anëtarëve mbretërorë në listë kur ishte fjala për cilësinë e institucionit akademik që ajo ndoqi. Nëna e dy fëmijëve, e cila tani banon në SHBA me bashkëshortin e saj Princin Harry, ndoqi universitetin prestigjioz Northëestern në Illinois.
Meghan u rendit në krye nga studimi i kryer nga Oxford Royale.

Studimi shqyrtoi fusha të ndryshme kyçe, duke përfshirë reputacionin akademik në raportin staf ndaj studentit për institucionet ku marrin pjesë anëtarët kryesorë të familjes Mbretërore.

Universiteti Northwestern, ku Dukesha diplomoi ai aktore dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare, u rendit në vendin e 30 në listën e më shumë se 1350 institucioneve në renditjen e universiteve botërore.
Instituti renditet 61 vende përpara institucionit të dytë më të mirë të ndjekur nga një mbretëror në sondazh, Universiteti i St Andrew, shkruan express.uk

Një zëdhënës i Oxford Royale komentoi gjetjet duke thënë se “jeta në familjen Mbretërore nuk është e lehtë dhe përfshin shumë përballje”.

“Duke qenë në qendër të vëmendjes së publikut, Meghan Markle e ka kaluar shumë mirë sprovën për shkak të forcave akademike”, tha zëdhënsi.

“Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të kenë dhënë dorëheqjen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, ata kanë tërhequr interesin dhe vëmendjen e botës dhe dëshira e Meghan për të përdorur platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet serioze botërore pasqyron inteligjencën, mendjen analitike dhe pedigre arsimor”.

Universiteti i St Andreë u ndoq nga Princi William dhe Kate, të dy 39, duke u renditur në vendin e 91-të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme