Javën e kaluar ,Princ Harry dhe Meghan Markle mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë.
Ata vendosën ta quajnë vajzën Lilibet ‘Lili’ Diana Mountbatten-Windsor.
Emri Lilibet është një dedikim për mbretëreshën, pasi me këtë emër e thërrisnin me përkëdheli brenda familjes, ndërsa , Diana për të nderuar kujtimin e mamasë së tij. Mirëpo, së fundmi një eksperte mbretërore është shprehur se vendimi i Harry dhe Meghan për t’i vendosur së bijës pseudonimin e mbretëreshës ishte një strategji e mirëmenduar.
Sipas,Angela Mollard ata e bënë këtë gjë për të forcuar lidhjen me pallatin mbretëror, pavarësisht se kanë hequr dorë nga titujt mbretërorë.
“Imagjinoj se ata përdorën emrin Lilibet për të forcuar markën Sussex, për ta lidhur më shumë me pallatin.“Është një emër personal. Është një emër me të cilin Philip, e quajti Elizabetën. Por mund ta imagjinoni nëse Mbretëresha do të kishte thënë jo, ata mund të kishin shkuar te Oprah të ankoheshin”, deklaroi ajo.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit