Ndarja kurrë nuk ka qenë gjë e këndshme, mirëpo ekspertët thonë që tani, në kohën e rrjeteve shoqërore, është shumë më e pakëndshme.
Ekzistojnë së paku një sërë arsyesh për shkak të të cilave ndarja vështirë përjetohet që kur “Facebook”, “Twiter” dhe “Instagram” vërshuan jetët tona.
Fotot dikur kanë qenë vetëm në albume apo në korniza, në korrespondencë nëpërmjet letrave, ndërkaq tani të gjitha janë të arkivuara në formë elektronike. Prandaj është shumë më e vështirë të pajtohesh me ndryshimet, sepse “të ekspozohen” nga të gjitha anët.
“Facebook” ka krijuar opsionin që t’ju përkujtojë atë që e keni bërë në një kohë të caktuar në të kaluarën apo në disa vite të tjera, andaj herët apo vonë do t’ju rikujtojnë momentet e përbashkëta.
Madje edhe nëse i fshini apo vendosni të mos e ndiqni “ishin” në rrjete, akoma do të shihni publikimet e jetës së tij të re nga miqtë e përbashkët. Apo nga kureshtja do të hyni në profilin e tij dhe do të nevrikoseni kur të shihni se ka vazhduar përpara, argëtohet mirë, apo që sërish është i dashuruar.
Kur ndërprisni lidhjen, të gjithë e dinë. Madje edhe nëse në rrjetet shoqërore nuk e tregoni statusin që jeni në lidhje apo jeni të lirë, sapo të mungojnë fotografitë e përbashkëta apo të filloni t’i publikoni të rejat, të tjerëve do t’u jetë e qartë që diçka ka ndryshuar.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...