Ekspertët së fundmi kanë fajësuar mediat sociale për një listë të gjatë të çështjeve të shëndetit mendor, duke përfshirë rritjen e niveleve të depresionit, ankthit dhe sjelljes së vetëvrasjeve midis të rinjve në SHBA.
Një studim i botuar në Lancet Child & Adolescent Health, sugjeron se mediat sociale kanë lidhje të ngushtë me mediat sociale, transmeton portali arbresh.info
Studimi ka gjetur se vajzat dëmtohen më shumë nga mediat sociale, pasi janë më të prekura nga ngacmimet, pagjumësia dhe fiksimi për pamje më të mirë.
Këto faktorë nuk kanë asnjë ndikim të djemtë.
Autorja e studimit Dasha Nicholls, tha se ‘duhet të ekzistojë një balancë mes mediave sociale dhe aktiviteteve tjera’.
Në vitin 2013 vetëm 43 përqind e adoleshentëve kanë theksuar se i kontrollojnë mediat sociale shumë shpesh gjatë ditës. Kjo përqindje është rritur në 59 përqind në dy vite dhe në 68.5 përqind në tre vite.
Frekuentimi i shpeshtë i mediave sociale ka ngritur shumë pyetje në lidhje me cregullimet psikologjike, kënaqësinë në jetë, lumturinë dhe ankthin.
Megjithatë, tek djemtë, këta faktorë shpjeguan vetëm 12% të marrëdhënies midis mediave sociale dhe shëndetit të dobët mendor. Ka disa arsye që mund të jenë të vërteta. Për një gjë, vajzat kanë tendencë të jenë më të ndjeshme se djemtë ndaj kushteve të shëndetit mendor siç janë depresioni dhe ankthi.
Mesazhi kryesor i këtij studimi te gjeneratat e reja është që duhet të bëjën gjumë më shumë, të mos e humbasin kontaktin me njerëzit në jetën reale, të merren me aktivitete fizike dhe të mos e humbasin veten në mediat sociale./arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...