Shpesh përpiqemi të tërheqim vëmendjen e dikujt që na intereson. Falë Horoskopit, mund të zbulojmë se si ‘të ndezim’ kuriozitetin e personit që kemi përballë. Për t’ia dalë, është e nevojshme të zgjedhim argument që, për një shenjë mund të jenë produktive dhe për një tjetër jo.
Le të lemë yjet të na japin frymëzimin e duhur dhe të provojmë të zbulojmë se çfarë ndodh, me gëzim dhe zbavitje! DASHI – Për të tërhequr vëmendjen e një Dashi nuk duhen tematika shumë komplekse apo shumë intelektuale. Dashi është njeri i thjeshtë dhe spontan. Propozoji të pini një birrë bashkë dhe do tërheqësh interesin e tij shumë më tepër se po t’i bësh diskutime mbi sensing e thellë të jetës, apo, më keq akoma, mbi çështje politike dhe historike.
Mund t’i flasësh për aventurat e tua, për luftrat që ke bërë (jetët e humbura) dhe mund t’i kërkosh të të mbështesë për një kauzë që e ke për zemër.
DEMI – Demi nuk shquhet për shenjë kurioze, por ka tre argumente që nuk e lënë kurrë një Dem indiferent: kuzhina, puna dhe seksi. Mund t’i tregosh foto të ndonjë pjate “gourmet” që ke shijuar së fundmi në një restorant luksi. Mund t’i bësh pyetje specifike mbi profesionin dhe ambiciet që ka për karrierën. Apo, mund t’i flasësh për romanin e fundit erotik që ke lexuar, duke lënë të nënkuptohet diçka “me qëllim të dyshimtë..”
BINJAKËT – Është shumë e thjeshtë të kuriozosh një Binjak, sepse kjo shenjë është pa diskutim më kuriozja e zodiakut. Problem është të mbash gjallë kuriozitetin e Binjakëve. Nëse sapo të ka njohur, do tregojë interes për çdo gjë që të përket, që nga ngjyra jote e preferuar deri tek zakonet e përditshme që ke. Pas pak ditësh, do nisë të lodhet e atëherë, për ta kuriozuar sërish, është e nevojshme ta lësh të kuptojë diçka, pa ia shpjeguar në detaje. Do jetë vetë ai që do bëjë pyetje.
GAFORRJA – Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë të ëmbël dhe të dashur, por pak e dinë se një Gaforre ka një anë intelektuale shumë kurioze. Mund ta kuriozosh duke i folur për histori dhe politikë, duke i sugjeruar tituj librash që ende nuk i ka në bibliotekë. Ose, për të qenë më të sigurtë, është e mjaftueshme të flasësh për kafshët e tua shtëpiake, duke i treguar foto të tij. Është shumë i ndjeshëm edhe ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me prindërit dhe familjen e tij.
LUANI – Luani shumë shpesh është shumë egocentric për t’u interesuar për diçka që nuk ka të bëjë me të. Për të tërhequr vëmendjen e tij, mund t’i listosh një sërë karakteristikash që i përkasin, duke shpjeguar edhe motivin. Por ka një tjetër argument që mban ndezur gjithnjë kuriozitetin e një Luanu: dashuria. Me Luanin mund të flasësh gjerësisht për jetën tënde ose të tij sentimentale. Nuk do lodhet kurrë së foluri për çështjet e zemrës.
VIRGJËRESHA – Pavarësisht një veloje ndroje, të lindurit e Virgjëreshës, janë shumë kuriozë dhe do të dijë edhe detajet e situatës, duke u thelluar në tematika që mendon se mund të jenë të nevojshme për jetën e tij. Nuk ka rëndësi nëse janë argumente të rëndomta: e rëndësishme është që të mund të jenë në favor të karrierës apo rritjes personale. Mund ta kuriozosh edhe duke i folur për formula matematike apo gjeometrie. Nuk qëndron kurrë indifferent para racionalitetit.
PESHORJA – Kjo shenjë është shumë sociale dhe për të bërë miqësi të reja, ndonjëherë tregon kuriozitet edhe për gjëra që nuk i interesojnë fare. Shumë shpejt mund të kuptosh sa i pëlqen moda, estetika, dhe paraqitja e jashtme. Mund t’i kërkosh këshillë për prerjen e flokëve apo ngjyrën që është në modë verën që vjen. Tregon shumë interes edhe për çështje me natyrë ligjore ose politike.
AKREPI – Akrepi është një shenjë tej mase kurioze, edhe pse shpesh nuk e shpreh. Mund të qëndrojë i heshtur para një monologu në të cilin ti tregon diçka të jashtëzakonshme që ke realizuar, për të të pyetur më vonë arsyen pse dhe si e bëre një gjë të tillë. Akrepi kuriozohet nga çdo gjë enigmatike, problematike dhe erotike. Fliti për shijet e tua seksuale dhe lëri të kuptojë se ke disa tabu që askush nuk i ka thyer dot. Do kesh vemendjen e tij përgjithmonë.
SHIGJETARI – Shigjetari është një shenjë që do të flaës për çdo gjë: ka gjithnjë diçka për të thënë dhe tregon një siguri të tillë sa duket ekspert i madh (gjë që mund të ndodhë në 0,1% të rasteve.)
Për ta bërë kurioz, mund t’i flasësh për qytete të largëta që nuk i ke vizituar ende. Apo mund të flasësh për tematika religjioze, por ka një rrezik nëse ka opinion të kundërt me ty. Mund t’i ngjallësh kuriozitet edhe duke i folur për sportin.
BRICJAPI – Bricjapi mund të jetë i aftë të qëndrojë indiferent edhe përballë argumentit më interesant që ti i propozon. Me siguri, kurioziteti i tij nuk ndizet kur flet për gjëra romantike apo marrëdhënie personale. Mund t’i flasësh për punë dhe propozime të mundshme që përmirësojnë gjendjen ekonomike. I pëlqen të flaës për punë, edhe në shoqërinë e dikujt me të cilin do donte të kishte vetëm një marrëdhënie ndjenjash ose thjesht seksuale. Mos i flit kurrë për ndjenjat e tua.
UJORI – Ujori është një shenjë shumë e veçantë, e shkëlqyer. Nuk është e lehtë ta kuriozosh me argumente banale si ndeshjet e futbollit apo episodi final i një seriali. Ujori është kurioz ndaj argumenteve të çuditshme, që e bëjnë të kuptojë se ka pranë një njeri të veçantë. Mund t’i flasësh për Astrologji, duke u futur në detaje, apo jashtë tokësorë, ose për njerëz që arrijnë të flasin me ëngjëjt. E tërheqin gjithashtu edhe risitë teknologjike.
PESHQIT – Një njeri i ndjeshëm siç është një i lindur nën shenjën e Peshqve, shpesh bën sikur kuriozohet edhe për gjëra të bezdisshme, vetëm për të bërë të lumtur njeriun që po ia tregon një gjë të tillë. Për t’i tërhequr vëmendjen në të vërtetë, nuk ka nevojë për shumë fjalë: mjafton një shikim, manjetik dhe i thellë. Peshku është kurioz të njohë shpirtin tënd, të hyjë në kontakt me të, të jetojë në aspektin shpirtëror. Mos i fol për gjëra shumë praktike dhe as për para apo investime. Mund të largohet.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...