Google ADS

Më thuaj çfarë pi kur del, të të them ç’mendojnë të tjerët për ty

22:55 | 12 Tetor 2019
Arbresh.info

Mos vallë keni rënë në batakun e javës 9 me 5 dhe fundjavës së shumëpritur? Mos vallë pak më vonë do të mbatheni, zbukuroheni e do të zini vend në barin tuaj të preferuar, me pijen tuaj të preferuar para? Më në fund është e premte, apo jo?

Nëse po, mendojmë se duhet të jeni pak më të informuar mbi imazhin që përcillni te të tjerët kur porosisni verë, birrë apo vodka sour. Fundja, jeta në kapitalizëm ju ka thithur çdo pikë entuziasmi për pesë ditë të javës, pse të mos mësoni për diçka që karakterizon fundjavave.

Birrë

Në përgjithësi, gjërat të ecin mirë. Kur nuk ecin mirë, sheh sipër dhe thua “ç’të kemi kismet.” Zgjedh birrën sepse edhe kur është e keqe, është e mirë. Për më tepër, kushton pak. Ti je puntor, por jo shumë. Fundja kujt ia ka qejfi të lodhet. Blen bileta lotarie dhe ke një fond kursimesh.

Verë


S’e dimë si mund të jesh dhe i lumtur dhe i palumtur në të njëjtën kohë, por ja që je. S’ka problem. E ke pranuar veten. Je ambicioz, por i pafatë. Do të përcjellësh sofistikim dhe pa dashur, përcjell asgjë. Ki parasysh që thuajse gjithë verërat nëpër lokale janë i njëjti prodhim Vranac që kushton 5 euro për një kuti pesë litërshe kartoni. Kutitë e kartonit s’mund të jenë të sofistikuara. Në kohën e lirë sheh “Friends” në Netflix për herë të disatë.

Vodka/Gin tonic

Pija më e pashpirt që mund të porosisësh. Nëse kjo pije do të ishte njeri, do të ishte profesori i akullt i matematikës që hesht klasën me një shikim. Ti kujdesh për veten, por ngaqë influecohesh nga të tjerët, jo se të buron së brendshmi. Ha shumë peshk dhe në një pikë të jetës, t’u duk ide e mirë të shpërnguleshe në një vend bregdetar. Të pëlqejnë ngjyrat neutrale dhe dizenjot minimaliste. Në kohën e lirë u jep o këshilla të vyera, o kritika të papërmbajtura atyre që guxuan dhe të pyetën ç’mendon.

Aperol Spritz

Le të themi që imagjinata nuk është pika jote e fortë. Pasi u mendove me zë për disa minuta në sy të kamarierit, pasi the “mmmmm” për pesë minuta të tjera, porosite një Aperol, si gjithmonë. Shija s’të pëlqeu kurrë (është thjesht bitter me portokall) dhe as fakti që e porosit kaq shpesh. Ti ke ndjekur rrugën tradicionale në jetë. U diplomove, njohe dikë që e toleron dhe të toleron mbrapsh, do të fejoheni për pak muaj dhe pa mbushur 27 vjeç, do të bëhesh prind. Në kohën e lirë sheh “Shiko kush luan” a një emision tjetër në televizor.

Uiski, shqeto

Kur ti hyn në dhomë, të gjithë pyesin veten në mos njerëzit i hekurosin akoma këmishat me niseshte, se s’ka mundësi të mos kesh asnjë rrudhë në këtë orë të ditës. Përgjithësisht, dukesh sikur ke dalë nga një katalog veshjesh jo shumë të shtrenjta, por aspak të lira. Në gjimnaz, ke qenë senator. Në fakultet, krodhe këmbët në politikë për pak kohë. Ti vjen vonë dhe ikën herët. Pak njerëz janë të denjë për prezencën tënde. Në kohën e lirë lexon CNN.

Një kokteil që shërbehet bukur

Ti pyet kamarierin çfarë të porosisësh dhe kur sheh shikimin e bezdisur në sytë e tij, zgjedh rekomandimin e parë. Ke provuar gjithçka. Tequila Sunrise, Pornstar Martini, Straëberry Daiquiri, Cosmopolitan, Margarita e plot të tjerë kanë hijeshuar tavolinën dhe Instagramin tënd. Ty nuk të tremb ndryshimi, një cilësi për t’u admiruar në këto ditë të vështira që po kalojmë. Vjen gjithmonë erë e mirë dhe je gati të lësh punën në çdo çast. Në kohën e lirë dëgjon këngët e vjetra të Top Fest.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme