Nëse do të duhej të zgjidhnit mbi ngjarjën më stresuese në jetën tuaj, cila do të ishte?
Një studim amerikan ka pyetur qytetarët e SHBA-ve nëse është më stresuese procesi i divorcit, i të paturit fëmijë, apo ndonjë gjë tjetër.
Për habi, amerikanët kanë theksuar se ndërrimi i shtëpive është më stresuese se dy pyetjet e para, transmeton portal arbresh.info
Sondazhi pyeti rreth 1 mijë amerikanë që kanë ndërruar shtëpinë brenda tre viteve të fundit.
Pavarësisht nëse ata e bënë vetë lëvizjen e tyre më të fundit ose punësuan një shërbim lëvizës, 45% e të anketuarve thanë se ndërrimi i shtëpive është ngjarja më stresuese në jetë.
Tjetra në radhë për ngjarjet më stresuese të jetës ishte kalimi i një ndarjeje ose divorci me 44%.
Kryer nga OnePoll në emër të Van Lines të Amerikës së Veriut, sondazhi zbuloi se 64% e të anketuarve nuk ndjehen rehat me ndërrimin e shtëpive.
Një përqindje e madhe janë shprehur se humbja e gjërave me vlerë, ose dhuratave nga personat që nuk jetojnë më, gjatë lëvizjes së shtëpive është një gjë shumë e dhimbshme gjatë procesit të ndërrimit të shtëpive./foxnews/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...