Kot e sforcon edhe zemrën edhe mendjen. Me shpirtin binjak mund të realizoni lidhje direkte në momentin e takimit.
Aq të fortë që bëhet e pashpjegueshme dhe e pa përshkruar.
Ai është personi i cili ju kupton dhe lidhet me ju në çdo aspekt, në çdo nivel. Ajo që bën magjinë është ndjenja e qetësisë, sigurisë dhe gëzimit kur jeni bashkë.
Pa marrë parasysh sa përpiqemi, me shpirtin binjak është e pamundur të shkëputemi
Gjithçka mund të ndodhë vetëm me lëvizjen e syve, në një ditë dhe të ndryshojë plotësisht rrjedhën e jetëve tona. Një ditë jetoni një jetë kryesisht të mirë, kurse ditën tjetër gjithçka është përmbysur mbrapsht, nga sulmi i energjisë së takimit me shpirtin binjak.
Shpirtin binjak mund ta gjeni kudo në planet. Në rrugë, në restorant, në shitore apo në puntorinë mekanike.
Por, atëherë kur të takoheni do të ju duket sikur përnjëherë ju happen sytë. Dhe të gjitha gjërat filloni t’i shikoni nga një kënd tjetër.
Nga ai moment gjithçka disi mbetet e njejtë, por prap bëhet ndryshe.
Përnjëherë, dëshirojmë që shumicën e kohës ta kalojmë pikërisht pranë shpirtit binjak.
Dhe këtë person menjëherë e quajmë i yni., në mënyrë ndryshe se cilindo tjetër.
Ndjejmë sikur mendimet po bashkohen, thellohen emocionet, kurse natyra shpirtërore po rritet.
Dhe kur puthemi, shkëndijat fluturojnë në të gjitha anët si në ndeshjen e dy botëve që bëhen një. Edhe pas simbiozës, ndjejmë relaksimin më të këndshëm.
Dhe pyetja e vetme që shtrohet në atë moment nuk është si jemi takuar, por si kemi mundur deri tani të jetojmë njëri pa tjetrin.
Megjithatë, përvoja e jetës na mëson se dashuria nuk është gjithmonë e thjeshtë dhe nuk jemi të obliguar të mbetemi deri në fund të jetës me shpirtin binjak.
Shkaqet për ndarje mund të janë të shumta. Nga ato reale përmes atyre gjysmë reale e deri te plotësisht joreale.
Por, kjo ndarje fizike është problemi më i vogël, kur bëhet fjalë për shpirtrat binjak. Ajo që mbetet edhe pas largimit është plaga në shpirtrat që në një moment kanë qenë një.
Megjithatë, jeta vazhdon. Po tentoni t’i vendosni mendimet në një rrjedhë, t’i organizoni obligimet.
Por, pa marrë parasysh sa jeni i angazhuar me jetën pas ndarjes, nevojitet vetëm një moment i vetëm ta qetësoni mendjen tuaj.
Dhe kuptoni se jeni akoma në gjendje ta ndjeni shpirtin tuaj binjak. Ai është akoma prezent në ju.
Në këtë moment e kuptoni se me shpirtin binjak është e pamundur të shkëputeni.
Sepse prania e tij fizike është e mjerë në krahasim me praninë shpirtërore
Sepse pas gjetjes së shpirtit tuaj binjak jeni person plotësisht ndryshe. Dhe mbeteni ashtu i ndryshuar deri në fund të jetës. Pa marrë parasysh a e vazhdoni lidhjen apo jo.
Dhe pas kësaj, asgjë nuk është më e njejtë. Aspak nuk ka rëndësi kë keni dashuruar akoma dhe kë do të dashuroni. Gjurma e shpirtrave tuaj mbetet e gdhendur përgjithmonë. Kjo është ballo e veçantë e dashurisë së pamundur.
Madje edhe kur kalojnë vite nga ndarja, dhe kur disa plagë janë shëruar plotësisht mbetet një fije në trupat tanë e cila gjithmonë, pa marrë parasysh vitet, shtrëngohet me dhimbje. Dhe jo vetëm në kujtim të emrit të shpirtit binjak. Apo shikimin e hudhur në fotot e përbashkëta. Shtrëngohet në atë moment kur nëpër trup ju përshkon ndjenja që ka qenë vetëm e juaja. Pavarësisht iluzioneve të kohës, akoma jemi të tërhequr nga shpirti ynë binjak. Nga ai i cili ka ardhur në jetët tona dhe gjithçka na ka rrotulluar mbrapsht duke u bërë me këtë plotësisht të tij.
Sikur ta dinin tërë këtë ata që kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, ndoshta nuk do të përpiqeshin me aq ngulm ta definojnë lidhjen e tyre. Ndoshta asgjë në këtë botë nuk do të ishte e rëndësishme sa ajo që të mbeten përgjithmonë së bashku. Këtë kryesisht e dinë ata, të cilët për shkaqe të caktuara është apo kanë dashur të ndahen nga shpirti i tyre binjak. Por në fund i ka pritur realiteti i njejtë. Sa do që janë përpjekur, me shpirtin binjak nuk kanë arritur të shkëputen. Sepse ndryshimet që kanë përjetuar si qenie, i kanë bartur përgjithmonë me vete. Pa marrë parasysh se a i ndjekë shpirti binjak apo jo.
“Mos flisni asgjë. Asnjë fjalë. Gjithsesi nuk na kanë nevojitur për komunikim. A është energji mes shpirtrave tanë apo lidhje e lashtë, nuk e di. Por, çka do që të kemi, e tejkalon fuqinë e gjuhës. Mes nesh edhe heshtja është e mrekullueshme. Madje edhe ajo flet”.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...