Mënyrat e depilimit janë nga më të ndryshmet. Heqja e qimeve është një proces i lodhshëm që jo gjithmonë shkon ashtu siç duhet. Depilimi me lazer, me dyll, por edhe me metoda më klasike, ka një kosto e cila nuk është për të gjithë njëlloj. Por, kohët e fundit po përhapet gjerësisht në të gjithë botën depilimi me vaj milingone. Është një mënyrë që, sipas specialistëve, funksionon dhe është e dukshme në shumë pak kohë, aq sa arrin deri në eliminimin e plotë të qimeve. Ky lloj trajtimi vlen sidomos në të gjitha rastet kur qimet, pas depilimit, mbeten nën lëkurë Depilimi me këtë vaj funksion nëse shkulet rrënja (jo nëse përdor depilimin me brisk).
Kjo metodë depilimi vjen nga vendet aziatike dhe po përhapet gjerësisht. Jo vetëm për shkak të komoditetit, por sidomos për rezultatin magjik që ka vetëm pas disa përdorimeve.
Vaji i milingonës është zgjidhja më e mirë dhe e përhershme për qimet e padëshiruara. Ky produkt përmban një proteinë unike, e cila shkatërron përgjithmonë rrënjën e qimeve dhe nuk dëmton lëkurën.
Si ta përdorësh?
Siç u tha edhe më lart, përdorimi i vajit të milingonës duhet të jetë i pranishëm vetëm nëse përdor një prej metodave në të cilat qimja shkulet nga rrënja. Vaji aplikohet mbas depilimit.
1. Hiq qimet nga rrënja me metodat klasike (dyll, piskatore etj.)
2. Pastroje mirë zonën e depiluar dhe vendos mbi të vajin e pastër duke e masazhuar për rreth 10 minuta.
3. Masazhin bëje çdo natë për 4-5 ditë pas depilimit, pastaj lëri qimet të rriten.
4. Përsëriti të njëjtat hapa për 6 muaj dhe pas kësaj, nuk do të kesh më qime në vendin që dëshiron.
Pas përdorimit, do të vëresh se qimet janë rralluar.
Kujdes! Nëse lëndohesh gjatë depilimit, bëj më parë një dush për të pastruar mirë zonën e qimeve të padëshiruara dhe pastaj apliko vajin e milingonës.
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...