Duket se të jesh beqar/e, ju mund të keni lidhje sociale më të forta që ndihmojnë njerëzit.
Martesa mund t’i kufizojë njerëzit në mënyrë shoqërore dhe nuk është gjithmonë fundi i lumtur që ne e perceptojmë, dhe një studim i publikuar në vitin 2015 e përkrah këtë, transmeton portali arbresh.info.
Studimi, i publikuar në Journal of Social and Personal Relationships gjeti se:
“Njerëzit beqarë kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në mënyrë frekuente në kontakt me, të ofrojnë ndihmë dhe të pranojnë ndihmë nga prindërit, familjarët, fqinjët dhe miqtë sesa ata që janë të martuar”.
Hulumtimi gjeti që të jesh single rriten lidhjet sociale si për burra ashtu edhe për gra, një trend që ka mbetur edhe kur merren parasysh shpjegimet strukturore të marrëdhënieve shoqërore.
Studiuesit arriti në përfundimin se në vend të promovimit të martesës, politika publike duhet të “njohë kufizimet shoqërore të lidhura me martesën dhe të pranojë se individët e vetëm kanë përfshirje më të madhe me komunitetin më të gjerë”./Arbresh.info/
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...