Për shumë vite me radhë, vetullat e holla kanë qenë të preferuarat e shumë femrave, por vitet e fundit vihet re një dëshirë për të patur vetulla sa më të plota dhe natyrale.
Në qoftë se jeni lodhur duke i konturuar çdo ditë vetullat me laps e furçë, kemi një zgjidhje për ju, një nga ato zgjidhje që me siguri nuk do e dëgjoni kurrë nga goja e parukieres suaj.
Bëhet fjalë për tre trajtime 100% natyrale që trashin vetullat dhe u japin një formë të përsosur natyrale. Me këto trajtime ju detoksifikoni folikulat e qimeve, eliminoni toksinat nga lëkura dhe parandaloni rënien e tyre.
Vaj kokosi dhe vaj ulliri
Kombinimi i vajit të kokosit dhe atij të ullirit është një ndër metodat më efektive për trashjen e vetullave. Të dy këta vajra janë të pasur me acide yndyrore Omega-3, aminoacide dhe vitaminë E, tre përberës shumë të rëndësishëm që forcojnë folikulat e vetullave dhe parandalojnë rënien e tyre.
Përzieni në një filxhan kafeje 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit të shkrirë. Më pas me ndihmën e një kruajtëse veshësh ose mollëzat e gishtave, masazhoni vetullat në gjithë gjatësinë e tyre derisa të përthithin mirë gjithë sasinë e vajit. Këshillohet që ky trajtim të përdoret 3 herë në javë dhe kryesisht para se të flini gjumë, në mënyrë që të veprojë gjithë natën.
Vaj bajamesh dhe vazelinë
Nëse i keni të dy këta produkte në shtëpinë tuaj, mos hezitoni në asnjë moment t’i përdorni pasi rezultati është thjesht fantastik. Acidet yndore Omega-3, aminoacidet, vitamina E dhe substancat e tjera jo vetëm që ushqejnë folikulat e vetullave, por edhe i forcojnë ato dhe i ndihmojnë të rriten në mënyrë uniforme. Kombinimi i vajit të bajameve dhe vazelinës arrin të reduktojë efektet negative të shkaktuara nga dielli apo toksinat e ambientit.
Merrni sipas dëshirës 1 lugë gjelle vaj bajamesh dhe ½ lugë çaji me vazelinë. Pasi vazelina të jetë lidhur me vajin e bajameve, krihn vetullat me ndihmën e një furçe dhëmbësh ose furçë rimeli që nuk e përdorni më. Lëreni të veprojë për disa orë dhe në fund thjesht fshijini vetullat.
Xhel aloe vera dhe vaj lini
Aloe vera ka në përmbajtjen e saj shumë antioksidantë dhe substanca hidratuese që ushqejnë qimet e vetullave dhe parandalojnë rënien e tyre, shkruan femina. E kombinuar me acidet yndyrore të vajit të linit dhe vitaminat e tij, sapo keni krijuar një produkt ushqyes për vetullat.
Merrni një sasi të vogël xheli nga aloe vera (1lugë çaji) dhe bashkojeni me 1 lugë çaji vaj ulliri. Me ndihmën e gishtit tregues ose të ndonjë furçe lyeni vetullat para së të flini. Lëreni të veprojë tërë natën, në këtë mënyrë lëkura do e përthithë ashtu si duhet. Të nesërmen lani fytyrën dhe vetullat me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë.
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...