Nënë e tre fëmijëve, me plot aktivitete dhe më në fund me një fizik që të impresionon, Dukesha Kate Middelton punon shumë që të mbajë trupin e saj në formë.
Shumë njerëz mund të mendojnë se ajo nuk gjen kohë për ushtrime për shkak të angazhimeve të shumta që ka, por kjo nuk është aspak e vërtëtë, pasi ajo gjithnjë ushtron, transmeton portal arbresh.info
Me cilat ushtrime merret më shume Dukesha, do të mësoni duke lexuar si mëposhtë.
Palestër
Kate është adhuruese e palestrës, por ajo bën vetëm një seancë në ditë. Sipas Daily Mail ajo ushtrohet në klubin Harbour në Chelsea ku regjitrimi është 1,555 funte. Ekziston gjithashtu një palestër e vendosur në Kensington Palace, nëse Kate nuk dëshiron të largohet shumë nga shtëpia.
Një burim anonim tha për Daily Mail se Kate e merr seriozisht tonifikimin e trupit të saj. Dukesha thuhet se është gjithashtu një adhuruese e CrossFit-it dhe jogës, ka kohë për të vrapuar shumicën e ditëve, i pëlqen çiklizmit dhe bën shumicën e stërvitjeve të saj pa një trajner personal.
Tenis
Dukesha jo vetëm që është e rregullt në Ëimbledon (dhe një mbrojtëse e Shoqatës së Tenisit), por ajo gjithashtu luan shumë mirë tenis. Së fundmi ajo është bashkuar që të luajë një lojë me kampinonen Emma Raducaun.
Një person i brendshëm mbretëror tha: “Pasi puna e tyre në shkollë nga Thomas’s Battersea është trajtuar në mënyrë të kënaqshme, si George ashtu edhe Charlotte gëzojnë mësime tenisi në fushën e tyre të gjelbër”. Kate luan pothuajse çdo ditë me fëmijët dhe atyre u pëlqen që të praktikojnë tenisin me të.
Ecja
Banoret e familjes Mbretërore shumë shpesh e diskutojnë rëndësinë e ecjes në natyre me familjen dhe kjo tregon se Kate dhe Uilliam janë adhurues të shëtitjeve në natyre.
Vrapimi
Që në moshë të re (raportohet se Dukesha ishte një adhuruese e cross country në shkollë) dhe ashtu si motra e saj, Pippa Middleton, Kate është një fanse e njohur e vrapimit, diçka që pa dyshim e ndihmon atë të qëndrojë në formë dhe të shëndetshme.
Sikijimi
Edhe gjatë pushimeve, Kate dëshiron të qëndrojë active, ajo dhe PrinciUilliam kanë qenë së bashku në udhëtime të shumta skijimi, me Dukeshën që mendohet të jetë një skiatore shumë kompetente. Në fakt, Cambridges bënë debutimin e tyre publik si çift në një udhëtim skish në Klosters, Zvicër, në prill të vitit 2004./arbresh.info/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...