Google ADS

Me 2 përbërës shpejtoni metabolizmin dhe hiqni kilet e tepërta

21:54 | 9 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Kjo recetë përmban vetëm 2 përbërës dhe është shume e thjeshtë për t’u përgatitur.

Ju duhet qitro (grejpfrut) dhe rozmarinë dhe pas një kohe trupi juaj do të marrë formën e përkryer, shkruan portali arbresh.info

Rozmarina njihet të jetë një antioksidant i fuqishëm dhe shpejton funksionimin e metabolizmit. Gjithashtu ndihmon në heqjen e estrogjeneve endogjene.

Është ende e paqartë se përse lëngu i grejpfrut ndihmon me metabolizmin, por sipas një studimi, pacientët obezë që konsumonin lëng të grajpfruit para çdo vakti humbën rreth 3kg për 12 javë.

Përbërësit për këtë recetë janë:

2 lugë çaji rozmarinë e thatë

2 gota me ujë të ngrohtë

½ grejpfrut

½ grejpfrut feta

Përgatitja:

Vendosni rozmarinën në formë të pjerrët në një enë me ujë dhe lini të vlojë për 5 minuta. Më pas e hiqni dhe e shtrydhni mire gjysmën e grajpfrutit, pastaj shtoni gjysmën tjetër të fetave të grajpfrutit. Më në fund përzieni mirë përbërit dhe konsumoni pijen. Koha më e mirë për ta konsumuar është para se hani drekë dhe darkë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme