Warren Lyttle, 52 vjeçar, ishte arrestuar në janar vitin e kaluar pasi kishte pranuar se e kishte mbytur gruan e tij Lisa Jane, 49 vjeçare, në shtëpinë e tij në Costa de la Calma në Majorka.
Ai kishte rrëfyer se ajo ishte asfiksuar për vdekje në lojën seksuale të cilën vet e kishte propozuar.
Por, prokurorët e rastit kanë deklaruar se nuk besojnë në versionin e treguar nga i akuzuari dhe se kanë dyshime të bazuara se ai e kishte mbytur gruan e tij me qëllim duke i mbështjellur për qafe një kabull telefoni në një sulm të befasishëm.
Rasti kishte ndodhur me 23 janar të vitit të kaluar dhe Warren Lyttle qysh prej atëherë mbetet në burg.
Siç raportohet, ai vet kishte thirru policinë dhe u kishte treguar se e ka mbytur gruan, më vonë kishte rrëfyer edhe se si kishte ndodhur ngjarja.
Miqtë dhe familjarët e qiftit kishin mbetur të shokuar. Ata u kanë thënë mediave se qifti nuk kishte kurrfarë probleme mes tyre dhe se jetonin të lumtur bashkë.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...