Pranvera nënkupton edhe ekspozim më të madh ndaj rrezeve UV, prandaj është e rëndësishme të dini se si t’i mbroni flokët nga dëmtimet e diellit, por edhe nga smogu.
Flokët janë një pjesë themelore e trupit tonë, për të cilën ne kujdesemi veçanërisht. Kjo është arsyeja pse duke i parë ato të thata dhe të dëmtuara mund të na bëjnë të ndihemi keq, transmeton portal arbresh.info
Fatkeqësisht, kjo gjendje mund të ndodhë shumë shpesh për shkak të faktorëve të jashtëm, si ekspozimi në diell, smogu ose tymi. Por edhe për shkak të disa gabimeve që bëjmë gjatë rutinës së përditshme. Këto mund të përfshijnë përdorimin e produkteve të gabuara ose ngjyrave agresive, të përhershme apo edhe përdorimin e spërkatjeve dhe llaqeve me bazë alkooli.
Për më tepër, faktorët hormonalë, hidratimi i dobët, hidratimi i gabuar dhe stresi mund të jenë gjithashtu kërcënime të mundshme për flokët tanë.
Antonella Spurio, dermatologe në qendrën e kujdesit mjekësor Humanitas në Monza, gjatë një interviste për Salute ka dhënë disa këshilla se si të mbroni flokët në pranverë.
Sipas saj, së pari duhet të zgjedhim shamponin, kondicionerin dhe maskën, të cilat janë në gjendje të orfrojnë mbrojtje dhe të rivendosin strukturën e jashtme të flokëve.
Për të zgjedhur shampon e duhur duhet të përdorni një shampon të përshtatshëm për flokët tuaj, por kini kujdes që ai të mos përmbajë sulfate apo përbërës të ngjashëm me detergjentin sepse edhe pse janë në gjendje të largojnë yndyrën dhe papastërtitë e tepërta ato mund të dëmtojnë edhe flokët. Kjo është arsyeja pse është mirë të zgjidhni shampo pa sulfate.
Një tjetër gjë që mund të bëni është të krehni flokët me kujdes, pasi ato mund të thyhen lehtë. Kjo është arsyeja pse është më mirë të përdorni një furçë ose krehër me dhëmbë të gjerë. Flokët e lagur mund të jenë më të lehta për t’u zgjidhur, kështu që provoni t’i krehni para se të hyni në dush.
Kujdes duhet treguar edhe gjatë tharjes së flokëve. Pra, në vend që t’i fërkoni flokët fort me një peshqir, provoni t’i shtrydhni butësisht për të hequr ujin. Së fundi, kufizoni sa më shumë përdorimin e artikujve që mund të kontribuojnë në një farë mënyre në dëmtimin e flokëve, si p.sh. tharësja e flokëve./arbresh.info/
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...