Google ADS

Mbretëresha Elizabeth hyn në histori për një tjetër fakt

22:27 | 3 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Mbretëresha Elizabeth II do të bëhet sundimtarja e parë britanike që qëndroi në fron për 70 vjet.

Të dielën, ajo do të fillojë vitin e jubileut të saj platin, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, kjo datë nuk do të shënohet me ndonjë ceremoni madhështore, pasi Mbretëresha 95-vjeçare tradicionalisht e kalon përvjetorin e vdekjes së babait të saj larg syrit të publikut.

Mbretërimi i saj filloi kur ajo ishte 25 vjeç dhe kur mësoi për vdekjen e babait të saj, Mbretit George VI, në Kenia. Që atëherë, ajo është bërë e vetmja aktore konstante në një periudhë ndryshimesh të shpejta shoqërore dhe politike, liderja e Britanisë moderne dhe një lidhje e gjallë me të kaluarën e saj të pasluftës dhe mbretërimit.

Sipas shumë sondazheve në Britani të Madhe, Mbretëresha Elizabeth II është gjithmonë anëtarja më e njohur e familjes mbretërore.

Të dielën ajo nuk pritet të bëjë një dalje publike, por katër ditë festime janë planifikuar për në fillim të qershorit, duke përfshirë një paradë ushtarake, një koncert muzikor, festime në rrugë dhe një piknik masiv.

Për të shënuar këtë përvjetor janë shtypur edhe monedha speciale./arbresh.info/

Të ngjashme