Nëse në shkollë të mesme ishe mësuar t’i lyeje flokët me xhel dhe t’i mbaje topuz gjatë gjithë natës për t’i pasur kaçurrela në mëngjes, tani ka një mënyrë tjetër. Nëse atëherë nuk të funksiononte, sepse xheli t’i rrëzonte flokët, sot mund të veprosh ndryshe.
Kur të zgjohesh në mëngjes, flokët do t’i kesh të çrregullt. Natyrisht, pamja mund të mos jetë ideale, por nëse respekton këtë truk, pamja në mëngjes do të jetë më e mirë.
Të flesh me flokë gjysmë të lagur, topuz, por të lidhur lirshëm, i pengon ato të ngatërrohen dhe të marrin forma që ti nuk do të doje. Po ashtu, kjo mënyrë të lidhuri të ndihmon kundër këputjes apo rënies. Herë pas here mund t’i ngatërrosh flokët me jastëkun. Pastaj, mos harro që kjo mënyrë mund të të shtojë edhe më tepër volumin gjatë natës. Dhe, natyrisht, disa onde të bukura, nëse do t’i lyesh edhe me një krem për kaçurrela para se të flesh. Kur të ngrihesh në mëngjes, do të kesh flokë të valëzuar.
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës