Lisa Fiekovski ka vite që “u vret sytë” banorëve të lagjes kur lëviz me karrocën e mbushur me shishe të mbledhura në plehra, të cilat i magazinon te një “Toyota” rrangallë e vitit 1993.
Por fqinjët e saj në lagjen e shtrenjtë të Nju Jorkut nuk e dinë se ajo ka prona që vlejnë mbi 8 milionë dollar.
Babai i Lizës është investues, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. Dhe ajo ndoqi hapat e tyre në rini, mori master në ekonomi dhe punoi për shumë vite me kompani të rëndësishme. Bashkëshorti i saj, madje, vazhdon të punojë si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit.
Por rreth 10 vite më parë nisi një pasion të ri, të mbledhë shishe plastike e metale nëpër plehra. “Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë”, thotë Lisa. “Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur.”
As prindërit, as familjarët e tjerë dhe as fqinjët nuk janë dakord e nuk e kuptojnë stilin e saj të jetës. Ata janë ankuar për makinën e saj të pistë dhe policia është përpjekur t’ia largojë, edhe pse e kishte pasur të parkuar në mënyrë të ligjshme./tch/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...