Google ADS

Mbipërdorimi i celularit nga fëmijët ka pasoja serioze

22:23 | 27 Janar 2019
Trina Galanxhi

Të gjithë ne biem dakord në një pikë që celularët e kanë bërë jetën tonë më të lehtë. Mund të komikojmë me të dashurit tanë dhe mund të zgjidhim punët në çdo minutë të ditës ose natës.

Mirëpo, Childwise në një raport të ri, zbuloi se fëmijët shpenzonin 6.5 orë në ditë përpara ekraneve. Një e treta e të anketuarve vunë re se ata nuk mund të jetonin pa pajisjet e tyre. Tani shkencëtarët na paralajmërojnë për pasojat e kësaj sjelljeje.

Bright Side na tregon këto probleme që fëmijët mund të përjetojnë për shkak të përdorimit të tepërt të telefonave smartphone. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është t’i vendosni fëmijëve rregulla bazë për përdorimin e telefonit:

Mund të shkatërrojë marrëdhënien prind-fëmijë

Nuk është sekret se lidhja mes prindërve dhe fëmijëve është shumë e rëndësishme. Por psikologët tani po thonë se smartphones mund ta prishin atë marrëdhënie. Për shembull, Jean Twenge vë në dukje se ndonëse fëmijët shpenzojnë shumë më tepër kohë nën të njëjtën çati me prindërit e tyre, ato nuk janë më pranë nënave dhe baballarëve të tyre sesa paraardhësit e tyre: ata nuk flasin me familjen e tyre dhe nuk i kushtojnë vëmendje për çdo ngjarje, përveç pëlqimeve dhe komenteve në rrjetet sociale.

Mund të ndryshojë procesin e rritjes

Me siguri pothuajse të gjithë ju lexues të këtij artikulli, kur ishit fëmijë dëshironit të rriteshit sa më shpejt, sepse mendonit se jeta e të rriturve ishte plot kënaqësi. Mirëpo, sot për shkak të smarphone-ve, sipas artikujve dhe sondazheve të ndryshme, adoleshentët sot preferojnë një strategji jetësore më të ngadalshme: ata nuk janë të angazhuar në aktivitete të të rriturve, si takimet, marrëdhëniet seksuale, puna, ose jetesa pa prindërit e tyre.

Shkakton ankth dhe depresion

Shoqëria Britanike Psikologjike konfirmon se ankthi, depresioni dhe problemet e tjera të shëndetit mendor mund të shkaktohen nga përdorimi i smartphonve. Dhe ka disa arsye pse: Fëmijët janë nën presion të vazhdueshëm që të jenë në dispozicion dhe të përgjigjen në çdo kohë. Ata mund të përfshihen shumë emocionalisht në jetën e tyre online. Për më tepër, ata nuk janë gjithmonë në gjendje të kuptojnë kufijtë mes jetës reale dhe asaj të rrjeteve sociale.

Mund të ndikojë në cilësinë e gjumit

Ky studim arriti në përfundimin se ekziston një lidhje e fortë mes rritjes së kohës që fëmijët qëndrojnë përpara ekranit të celularit dhe mungesës së gjumit të mjaftueshëm për fëmijët. Besohet se është shkurtuar koha e pushimit për shkak të problemeve serioze të shëndetit dhe sjelljes. Për shembull, në mesin e tyre janë performanca e dobët e shkollës, sjellja jo e hijshme me shokët e klasës. Mos harroni se fëmija juaj duhet të pushojë siç duhet për t’u përgatitur për aktivitetet e ditës së ardhshme./classlifestyle.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme