Gërhitja shpesh mund të jetë edhe shkaktari kryesor i problemeve në një marrëdhënie.
Shkaqet e gërhitjes mund të jenë një mukozë e ftohtë, e fryrë, bajamet e zmadhuara, devijime të septumit ose gjuhë e fryrë, madje edhe ind i tepërt ose skajet e qiellzës së butë. Gërhitja afatgjatë mund të çojë në probleme serioze shëndetësore dhe madje në një goditje në tru dhe sulm në zemër, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, shkencëtarët pohojnë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për të ndaluar gërhitjen dhe kjo as nuk kushton shumë, por as nuk e kërkon dorën e mjekut.
NASA kreu një studim që tregoi se bima e ananasit në dhomën e gjumit zvogëlon ndjeshëm gërhitjen dhe inkurajon gjumin e mirë. Bima Bromelia, e njohur më mirë si ananasi, prodhon oksigjen natën, dhe jo gjatë ditës si shumica e bimëve, gjë që përmirëson cilësinë e ajrit, dhe bashkë me të edhe gjumin, shkruan Daily Mail.
Bomelia gjithashtu prodhon enzimën bromelain, që qetëson gërhitjen te njerëzit.
Bromelia është rritur kryesisht në Hollandë dhe duhen rreth dy vjet që ananasi i parë i vogël të shfaqet në majë të bimës.
Por duhet të keni kujdes, sepse kjo është një bimë shumë dekorative dhe ananasi nuk është i ngrënshëm – gjë që mund të shihet për nga madhësia (është shumë e vogël) dhe ngjyra (është shumë më e errët se ananasi i zakonshëm)./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...