Google ADS

Mbajtja e telefonit në veshin e djathtë dëmton trurin

23:35 | 31 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Rrezatimi i smartfonëve mund të shkatërrojë memorien e adoleshentëve. Memoria vizuale ndodhet në hemisferën e djathtë dhe lidhet me aftësinë tonë për të dalluar objektet, imazhet dhe format.

Njerëzit që e përdorin telefonin në veshin e djathtë janë shumë më të prekur nga rrezatimi. Hulumtuesit nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik studiuan rreth 700 adoleshentë nga mosha 12 deri në 17 në Zvicër.

 

Ata analizuan lidhjen midis ekspozimit të përditshëm ndaj fushave elektomagnetike me radiofrekuencë (RF-EMF) dhe performancën e kujtesës së tyre. Efektet e RF-EMF ishin më të theksuara te adoleshentët që e mbanin telefonin në veshin e djathtë. Sipas studiesve, rekomandohet që të përdorni veshin e majtë për telefonata, në mënyrë që të mbroni trurin nga rrezatimi. “Trupi juaj nuk është simetrik, e as telefoni,” thotë inxhinieri Harun Šiljak.

 

Sipas një studimi të vitit 2013, veshi që përdorni automatikisht për të folur në telefon përputhet me anën dominante të trurit tuaj. Njerëzit ku ana e majtë e trurit është dominante kanë më shumë gjasa të përdorin dorën e tyre të djathtë për të marrë telefonin, ndërsa e kundërta është e vërtetë për njerëzit me anën e djathtë të trurit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme