Materiali i vetëm që duhet të zgjidhni për këllëfin e jastëkut

10:18 | 29 Qershor 2019
Arbresh.info

Pas një dite të lodhshme të gjithë duam të bëjmë një gjumë të rehatshëm. Ashtu siç zgjedhim me kujdes dyshekun dhe jastëkun, duhet të zgjedhim edhe këllëfin e jastëkut. Materiali më i mirë që mund të zgjidhni dhe që fytyra dhe flokët tuaj do t`ju falënderonin, është materiali i mëndafshit. Victoria Beckham nuk heq dorë nga këllëfët e mëndafshit dhe ata janë sekreti i lëkurës së saj pa rrudha.

Gjatë natës lëkura i përthith më mirë produktet që vendosim në të dhe materiali i mëndafshit ndihmon që ato të qëndrojnë në lëkurë, pasi nuk i thith. Por për çfarë ju ndihmon tjetër një këllëf mëndafshi?

-Parandalon rrudhat.

-Parandalon majat dyshe te flokët.

-E mban lëkurën të hidratuar.

-Parandalon aknet.

-Parandalon alergjitë.

E kuptuat tani pse ju duhet patjetër një këllëf mëndafshi?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme