Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur formulën precize matematikore e cila do të identifikojnë vithet e përsosura femërore.
E gjitha sillet rreth një numri magjik – raporti midis belit dhe kërdhokullave.
Ai numër është 0.7, ndërkaq ato që kanë pasur vithet me këtë numër janë Sophia Loren, Marilyn Monroe dhe Elizabeth Taylor.
Ky numër tregon raportin e përsosur midis kërdhokullave (88,9) dhe belit (63.5 cm), saktësisht, përfitohet kur pjesëtojmë vëllimin e belit me vëllimin e kërdhokullave.
Për të ardhur deri te kjo shifër “magjike”, shkencëtarët kanë intervistuar 583 kirurgë estetikë dhe 450 njerëz nga 40 shtete, duke ua treguar fotografinë e një modeliste njëzeteshtatëvjeçare.
Fotografia është ndryshuar digjitalisht në mënyrë që të krijohen tipat e ndryshëm të trupit të saj, ndërkaq pothuajse gjysma e personave të intervistuar, si më atraktive, e kanë zgjedhur fotografinë e modelistes ku raporti midis kërdhokullave dhe belit është 0.7.
Në favor të kësaj “mase” është edhe fakti që numri më i madh i modelisteve të cilat i kanë zbukuruar kryetitujt e magazinës “Playboy” kanë pasur raportin më të përafërt midis kërdhokullave dhe belit – 0.68.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...