Në ndihmë na vjen maska natyrale, pa koncentrate dhe pa materiale kimike apo të tjera të dëmshme.
Kjo maskë rrit gjatësinë dhe volumin e flokëve nga 5 deri në 10 centimetra në muaj.Maska përbëhet nga mustardë pudër, i cili është dhe përbërësi kryesor që e bë flokun të rritet, pasi pastron rrënjën dhe nxit qarkullimin e gjakut.
Mustarda pudër gjendet në dyqanet ku tregtohen erëza të ndryshme si spec, piper, rigon, etj.
Mustarda është produkt që përdoret gjerësisht për shije në produktet e fast-food, sidomos për të shoqëruar salsiçet.
Përbërësit:
▪ dy lugë gjelle mustardë pudër▪ 10 lugë gjelle uji për ta tretur▪ një e verdhë veze▪ dy lugë gjelle vaj ulliri▪ pak sheqer
Si ta përgatisni maskën?
Vendosni ujin në një enë në zjarr dhe zieni.
Ndërkohë që ka nisur të ziejë, shtoni mustardën që ta tretni dhe më pas, shtoni të gjithë përbërësit e tjerë një e nga një. Gjatë kësaj kohe përzieni mirë produktet.
Aplikojeni maskën e përgatitur, pasi të ketë temperaturë të durueshme në kokë, por vetëm në rrënjë, duke mos lyer flokët.
Kujdesuni që vetëm rrënja të bëhet me këtë maskë dhe jo flokët!
Skalpit të flokut, bëjini një masash.
Kjo maskë duhet mbajtur për 15 minuta dhe mund të përdoret një herë në javë.
Kujdes! Nëse jeni alergjikë ndaj mustardës, mos e bëni këtë maskë.
Për të kuptuar nëse jeni alergjik ndaj mustardës (nëse nuk e dini), aplikojeni pak në qafë për ta kuptuar.
Nëse lëkura ju irritohet, mos e bëni këtë maskë.
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...