Flokët e bukur, të gjatë, të shndritshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm janë ëndërra e çdo femre. Por kur hidhni shikimin në pasqyrë kuptoni që flokët tuaj nuk kanë lidhje me skenarin e mësipërm.
Flokët dëmtohen për shkaqe të ndryshme, por më të zakonshmet janë papastërtitë, dielli dhe lyerjet e shpeshta. Kjo e fundit është vërtet një problem serioz që i çon flokët në gjendje gati të vdekur, pa jetë e pa shkëlqim. Ndryshimi i shpeshtë i bojës dhe dekolorimet e vazhdueshme e bëjnë flokun ”të pabindur” dhe shumë problematik. Një maskë natyrale në kushte shtëpie që u kthen flokëve shkëlqimin dhe i bën të shëndetshëm do të ishte zgjidhja ideale. Dhe si gjithmonë zgjidhjen e gjeni në Living.
Përbërësit:
1/2 gotë qumësht
1 lugë mjaltë
1 banane e pjekur mirë
5-6 pika vaj bajame
Përgatitja: Vendosni qumështin për pak minuta në zjarr të ngadaltë për ta ngrohur aq sa të tretet mjalti. Pasi ta keni hequr nga zjarri, shtoni bananen e shtypur dhe më pas vajin e bajames. Vendoseni maskën e përgatitur në flokë të njomë paraprakisht me ujë të vakët dhe masazhoni rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve.Të gjithë masën lëre të veprojë për rreth 20 – 30 minuta dhe në fund lajini flokët me shampon e zakonshme. Kjo maskë duhet përdorur tri herë në javë nëse kërkoni rezultate sa më të shpejta.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...