Dikur konsiderohej si një erz që mund të hidhej me raste tek gatimet, ndërsa tani cilësohet si një super ushqim që mund të kurojë gjithçka, që nga problemet me mëlçinë deri tek kanceri. Përveç problemeve shëndetësore, shafrani i Indisë mund të përdoret për të trajtuar edhe problemet me lëkurën. Kjo erz e verdhë ka veti antioksiduese që luftojnë radikalet e lira. Gjithashtu është shumë efikas në trajtimin e akneve, zbehjen e rradhuave dhe rrathëve të zinj poshtë syve. Shafrani ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, që ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit dhe dhimbjeve.
Përveç shafranit të Indisë, përbërës të tjerë të kuzhinës që mbrojnë shëndetin e lëkurës janë edhe mjalti, vaji i kokosit dhe kosi.
Mjalti është i mirë për hidratimin e lëkurës. Ai ka gjithashtu veti anti-inflamatore që ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit dhe skuqjes të lidhur me aknet. Vaji i kokosit ofron përfitime antibakteriale dhe antioksiduese për lëkurën. Ai është i mirë për zbehjen e rrudhave dhe njollave.
Ndërsa kosi përmban acid laktik që eliminon qelizat e vdekura nga lëkura, duke zbehur shenjat e plakjes, si rrudhat.
Nëse përdoret rregullisht, kjo maskë do të ndihmojë në trajtimin e problemeve të zakonshme me lëkurën.
Përbërësit
Pluhur shafran Indie – 1 deri në 3 lugë çaji
Kos – 1 lugë gjelle
Mjaltë – 1 lugë çaji
Vaj kokosi – 1 lugë çaji
Përgatitja:
Hidhni 1 lugë gjelle kos në tas.
Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji vaj kokosi
Në fund shtoni 1 deri në 3 lugë çaji pluhur shafran Indie
I përzieni të gjithë përbërësit bashkë deri sa të krijohet një masë homogjene
E aplikoni maskën në fytyrë, mbajeni për rreth 20 minuta dhe më pas e lani fytyrën me ujë të vakët.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...